Tom Cruise, në Londër për xhirimet e ‘Mission: Impossible 5’

Mediale Vip

Tom Cruise, në Londër për xhirimet e ‘Mission: Impossible 5’

Më: 29 shtator 2014 Në ora: 21:55

Tom Cruise po vazhdon xhirimet e filmit të tij më të fundit ‘Mission: Impossible 5’. Aktori i famshëm u fotografua duke mbërritur në sheshxhirimin e Londrës me duart e zëna me celularin dhe iPod-in, ndërkohë që kishte vënë një palë kufje të stërmëdha.

52-vjeçari javën e kaluar ka përfunduar xhirimin e skenave në Rabat të Marokut, ndërsa muajin e kaluar ka qenë duke xhiruar në Vjenë të Austrisë.

‘Mission Impossible 5’ ka nisur xhirimet muajin e kaluar dhe pritet të shfaqet për herë të parë në kinema më 25 dhjetor 2015. Në kastin e këtij filmi do të jenë edhe aktorë të njohur si Jeremy Renner, Alec Baldwin dhe Paula Patton.

Filmi më i fundit i sagës (‘Mission: Impossible - Ghost Protocol’) ka grumbulluar 700 milionë dollarë në box-office, duke u bërë filmi më fitimprurës në karrierë për Tom Cruise.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat