Ajola Xoxa: “Zoti deshi që unë të përqafoj Papa Françeskun” (Foto)

Mediale Vip

Ajola Xoxa: “Zoti deshi që unë të përqafoj Papa Françeskun” (Foto)

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 23:27

Ajola Xoxa ka qënë edhe nusja me fat që e ka përqafuar Papa Françeskun në vizitën e tij në Tiranë. Të ndodhur në rreshtin e parë në Sheshin Nënë Tereza për të ndjekur meshën e shenjtë, Ajola sëbashku me bashkëshortin ministrin Erion Veliaj janë përshëndetur nga afër nga Papa Françesku.
Ajo ka postuar disa foto në Instagram për të treguar disa pjesë të veçanta gjatë kësaj ceremonie të bukur.
Por fansat e kanë kritikuar duke i thënë se përqafimi ndaj Papës është i ndaluar ndërsa ajo ka kthyer: “E takova ashtu sic e ndieva, dhe mendoj se ndjeva ta perqafoj sepse Zoti e deshi keshtu.”
Megjithatë Ajola ka shkruar në foto edhe përjetimin e saj ndaj kësaj ngjarjeje dhë këtij përqafimi që e ka quajtur më të mirin të jetës së saj.
“Faleminderit At qe besove tek Shqiperia ime e mire dhe zgjodhe ate te paren. Faleminderit per te gjithe miresine dhe mesazhin e madh te shpreses qe u dhe te rinjve shqiptare. Bekuar qofte cdo dite e jotja dhe cdo dite e njerezve te mire si ti. #papafrancesco #BestHugOfMyLife”-ka shkruar ajo në foto.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat