Rrahu Ledrin për shkak të Dafina Zeqirit, ish i dashuri përballet me drejtësinë

Mediale Vip

Rrahu Ledrin për shkak të Dafina Zeqirit, ish i dashuri përballet me drejtësinë

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 19:48

Gazmend Mirena dhe Krenar Çoçaj do paraqiten të mërkurën në gjykatë për t’u përballur me akuzën e lëndimit të lehtë trupor ndaj Ledri Vulës.
Aktakuza e hartuar nga prokurorja Besa Limani përmban informacionin se natën e 7 qershorit 2012 Gazmend Mirena dhe Krenar Çoçaj (ish i dashuri i këngëtares Dafina Zeqiri) sulmuan dhe rrahën Ledri Vulën. Sipas aktakuzës Mirena e kishte goditur Vulën me kondak të revolës ndërsa Krenar Çoçaj e kishte goditur me shufër metali.
Prokuroria pretendon se nga këto sulme reperi Ledri Vula mori lëndime të lehta trupore. Dy të pandehurit gjatë marrjes në pyetje në prokurori e kanë mohuar kryerjen e veprës penale. Madje Krenar Çoçaj ka deklaruar para prokurorit se nuk ka pasur asnjë motiv që ta sulmojë Ledri Vulën. Ai në deklaratën dhënë para prokurorit ka pretenduar se vepra i është mveshur për shkak se ai ka pasur një lidhje dashurie me Dafina Zeqirin e cila siç shkruan në aktakuzë, kishte krijuar një lidhje të re me Ledri Vulën.
Njëri nga avokatët e kësaj çështje ka konfirmuar për KALLXO.com se të mërkurën në orën 9 do të mbahet seanca gjyqësore e këtij rasti.
“Ne ende nuk e kemi parë aktakuzën por nga ajo që e kemi kuptu prej deklaratave të mëherëshme rezulton se i mbrojturi im nuk ka asnjë provë se e ka kryer veprën penale. Njëri nga dëshmitarët prezentë nuk e ka identifikuar askënd si pjesmarrës në rast”, ka thënë Asdren Hoxhaj, avokat i Gazmend Mirenës.
Hetimet e prokurorisë pretendojnë se të pandehurit kryen veprën penale të lëndimit të lehtë trupor dhe për ta argumentuar këtë vepër prokuroria do ta ftojë në gjykatë për të dëshmuar edhe Getoar Selimin dhe Fidan Demollin.
Se çfarë ndodhi realisht natën e 7 qershorit pritet të gjykohet nga gjykatësja Hava Haliti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat