Rita Ora nderohet si pjesë e jurisë së “Zërit Britanik më të mirë”

Mediale Vip

Rita Ora nderohet si pjesë e jurisë së “Zërit Britanik më të mirë”

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 18:34

Rita Ora ka marrë një tjetër ofertë suksesi pas bashkëpunimit që pati me brandin prestigjoz “Adidas”. Këngëtarja me origjinë nga Kosova është zgjedhur që të jetë pjesë e panelit të jurisë së “The Voice of Uk”. Pra ajo do t’i bashkohet emrave si Jessie J dhe Kylie Minogue të cilat kanë qenë talentet e vetme femra që janë bërë juri e Zërit Britanik më të mirë. Pjesë e panelit janë gjithashtu edhe Sir Tom Jones, W.I.AM dhe Kaiser Chiefs. Këngëtari i grupit Black Eyed Peas, W.I.AM është shprehur se edicioni i katër i zërit më të mirë britanik do të jetë më fenomenali me këngëtaren e talentuar Rita Ora në panel.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat