Një artiste si Lauresha!

Mediale Vip

Një artiste si Lauresha!

Nga: Intervistoi: Hava Orana Më: 23 shtator 2014 Në ora: 13:10

“Bota sot”: Me çfarë po merret aktualisht Lauresha?

Lauresha: Momentalisht kam një orar shumë të ngjeshur. Ndjek shkollën për Interior Design këtu në Zvicër dhe në të njëjtën kohë edhe punoj në një Interior Design Studio.

“Bota sot”: Tash vec po përfundon sezoni i verës. Si ka qenë ky sezon për ju?

Lauresha: Sezoni i verës për mua ka qenë shumë i ngjeshur. Shumicën e kohës kam punuar dhe kam pasur vetëm 2 javë pushim, në ato dy javë kam gjetur kohë për të realizuar edhe klipin që është lansuar këtë muaj.

“Bota sot”: Së fundi keni lansuar këngën ‘'Skinny Love'', sa jeni ndarë e kënaqur me këtë këngë?

Lauresha: Ky është vetëm fillimi i karrierës time, dhe jam shumë e kënaqur me arritjet e deritanishme. Kam pasur përkrahje maksimale nga vendasit e mijë ëe Kërçovë, gjithashtu edhe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Përkrahesit e mijë janë ato të cilet më japin vullnetin dhe forcën për të ecur përpara. Por duke qenë se "Skinny Love" është hedhur në kanalin tim në VEVO kuptohet që ka patur dhe shumë klikime nga jashtë, dhe për mua kjo është një mbështetje tjetër.

“Bota sot”: Po me The Voice?

Lauresha: The Voice ka qenë nisma ime, une kam kënduar edhe më herët kryesisht nëpër festivale fëmijësh dhe pastaj më vonë nëpër manifestime të ndryshme dhe televizione të Maqedonisë, por kurrë në Shqipëri. Ka qenë kjo pra dalja ime e parë në Shqipëri dhe në një skenë aq të madhe.. Më ka ndihmuar shumë në vetëbesimin tim si artiste, neë krijimin e karakterit tim artistik. Ka qenë eksperiencë e jashtëzakonshme dhe ua sugjeroj të gjithë të rinjve që kanë prirje artistike të marrin pjesë për ta nxjerrur në pah aftësinë e tyre.

“Bota sot”: A mund të na përshkruani disa nga momentet tuaja më të mira në The Voice?

Lauresha: Momenti me i mire ishte kur dilja në skenë para publikut.

“Bota sot”: A keni në plan ndonjë projekt të ri?

Lauresha: Po kam plane të shumta të cilat nuk dua ti publikoj tani për tani sepse duhet ende të zbërthehen. Por pa dyshim që do ketë risi.

“Bota sot”: Si është një ditë e zakonshme për ju?

Lauresha: Unë kam një përditshmëri shumë normale dhe të thjeshtë, jam në punë pastaj në shkollë, në kohën e lirë merrem kryesisht me muzikë. Mundohem që ti bëj të gjitha nga pak por në asnjë mënyrë nuk e anashkaloj pasionin tim për muzikë.

“Bota sot”: Kush janë personat më të dashur për ju?

Lauresha: Personat më të dashur për mua janë prindërit, motra dhe vëllau. Jam shumë e lidhur me familjen time dhe ato janë të vetmit njerëz me praninë e të cilëve më të vërtetë ndihem e sigurt.

“Bota sot”: Po me studime si qëndroni?

Lauresha: Siç e përmenda më parë ndjek shkollën për Interior Design këtu në Zvicër, jam shumë e apasionuar pas artit në përgjithësi kështu që edhe profesioni im i ardhshëm pa dyshim se duhet të ndërlidhet me artin, përndryshe do kisha një jetë tepër të mërzitshme.

“Bota sot”: A është e dashuruar Lauresha?

Lauresha: Pooooooo.

“Bota sot”: Diçka për fund?

Lauresha: Në fund do doja të falënderoj stafin tuaj për ftesën, ishte një kënaqësi. Gjithashtu do doja të falenderoj Sebastian Production që mi hapen dyert e suksesit dhe më ndihmuan dhe ende më ndihmojnë të dal në pah si artiste dhe të jap më të miren e mundshme për njerëzit që më ndjekin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat