Elena, motra e Rita Orës, në krahët e të dashurit të Lana del Ray

Mediale Vip

Elena, motra e Rita Orës, në krahët e të dashurit të Lana del Ray

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 10:01

Pasi përfundoi një takim kafeje me të dashurën e tij Lana Del Rey, duket se Francesco Carrozzini nuk ka humbur shumë kohë për tu ngushëlluar me të ‘dashurën’ e dytë.
Vetëm pesë ditë më vonë, Carrozini sërish kishte një takim ‘dashurie’, por kësaj radhe ishte i shoqëruar me një femër krejt tjetër, shkruan Daily Mail.
Fotot kanë zbuluar se ajo ishte motra më e vjetër dhe njëkohësisht menaxherja e këngëtares shqiptare, Rita Ora, Elena Sahatciu, e cila po buzëqeshte dhe bisedonte me fotografin, në të njëjtën kafene në Nju Jork, ku ai kishte dërguar në një mbrëmje romantike Lana del Ray-in.
Sigurisht, se nuk ka dyshim që dyshja janë vetëm ‘miq’, por takimi i Elenas me Francescon ishte i ngjashëm me atë të Lanës më 11 shtator. Ai, madje kishte veshur bluzën e njëjtë si në rastin me Lanan.
Të kontaktuar nga e përditshmja britanike “Daily Mail”, ata nuk kanë dashur të komentojnë këtë takim të tyre, duke lënë të kuptojmë se miqësia e tyre mund të ‘relationship’.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat