Aurela Gaçe, tregon vuajtjet e saj

Mediale Vip

Aurela Gaçe, tregon vuajtjet e saj

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 15:43

Këngëtarja Aurela Gaçe gjen gjithmonë mënyrën e duhur për të qenë në qendër të vemendjes, ama këtë herë jo në këngë.
Gaçe në një nga statuset e saj të fundit në facebook ka përshkruar një “rrugëtim të jetës”, duke treguar uljet, ngritjet, zhgënjimet dhe urrejtjet që pëson njeriu në jetë dhe megjithatë ajo shprehet se ka arritur që t’ja dalë mbanë fal vullnetit dhe besimit që ka në Zot. aurela
Ajo thote: “Shpesh më kanë lënduar.
Lënduar aq shumë sa dhimbja më merrte frymën….po sigurisht që po. Sepse edhe unë kam kaluar çdo etapë që kalon një adoleshente, një femër. Një femër që do, që do ta duan”.
Me anë të këtij statusi artistja kërkon që të sensibilizojë njerëzit duke iu bërë me dije që jeta është arsyeja e fortë që na bën të jetojmë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat