Miss America 2015, me mbresa nga presidentja Jahjaga

Mediale Vip

Miss America 2015, me mbresa nga presidentja Jahjaga

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 13:02

Kira Kazantsev është njujorkezja e tretë radhazi që është shpallur Miss America, duke fituar në një konkurs që përveçse për bukuri bëhet edhe për të zgjedhur aktiviste për çështje humanitare në botë.
Ajo ishte dje e ftuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhe të fillimit të Takimit Vjetor të Nismës Globale Clinton dhe mbeti plot mbresa nga dalja në skenë e Presidentes së Kosovës, raporton Illyria.
“Kosova do të mbetet një rrëfim i madh shprese”, citoi ajo fjalët e presidents Jahjaga, duke e uruar në Twitter për Çmimin e Nismës Globale. Më vonë, përsëriti edhe fjalët e Presidentit Clinton për Kosovën që ka zgjedhur një grua presidente.
22-vjeçarja që gjatë 12 muajve të ardhshëm do të udhëtojë dhe zhvillojë veprimtari si “Miss America 2015” ëndërron të mbarojë juridikin dhe të ketë një karrierë në diplomacinë ndërkombëtare. Në këtë kontekst, ajo ka qenë dje në vendin e duhur, në mbrëmjen e organizuar nga Nisma Globale Clinton, ku mes të tjerëve ndodheshin edhe dy ish-Sekretare të Shtetit, Hillary Clinton dhe Madaleine Albright.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat