Afërdita po kthehet në shtëpi

Mediale Vip

Afërdita po kthehet në shtëpi

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 09:52

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Afërdita Dreshaj, duket se është përmalluar për vendin e saj. Këtë mall ajo po mendon ta shuajë me vizitën që do t’ia bëjë mëmëdheut të saj. Kështu së paku ka treguar vet këngëtarja përmes një fotografie të hedhur në rrjetin social ‘Twitter’, transmeton Tribuna
Në këtë foto, Afërdita shihet që është duke shikuar bregdetin e Sarandës. “I cant wait to see my beautiful Albania soon…. #comingsoon #mylove #motherland”, ishte shkrimi i saj. Këngëtarja ka qenë shumë e angazhuar me udhëtime rreth e rreth botës dhe kjo gjë ka bërë që ajo të mos jetë prezente në trojet shqiptare. Po ashtu, edhe lidhja me hokeistin çek është një faktor kyç që Afërdita të jetë larg atdheut.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat