Tuna Sejdiu: Nuk po më ha zogu çfarë flitet për mua

Mediale Vip

Tuna Sejdiu: Nuk po më ha zogu çfarë flitet për mua

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 08:50

E mori epitetin ”Zogu” i skenës shqiptare për shkak të skenave të nxehta, që lançonte në klipe dhe për prekjen e “zogut”. Tuna Sejdiu pas një kohe të gjatë vjen në një rrëfim televiziv duke treguar sukseset e saj, flet mbi injorancën e kolegeve, bojkotimet e mundshme që mund t’i kenë ndodhur për projektet e fundit, arsyet se pse vendosi të vijë kështu dhe çfarë planesh ka për të ardhmen. Ajo pritet të ketë sukses edhe jashtë vendit, në suaza ndërkombëtare. Por për të parë se çfarë do të ndodhë në realitet, duhet të presim disa muaj. Për momentin është duke u karikuar…
Rivaliteti po mbizotëron kohët e fundit në muzikën shqiptare, si e përshkruan ti këtë gjë?
Ndoshta publiku nuk e vëren, por vitet e fundit janë krijuar klane, të cilat për interesat e tyre personalë favorizojnë artistë e në anën tjetër bojkotojnë të tjerë për të mohuar suksesin e tyre. Mua më vjen mirë që janë shuar monopolet dhe kemi edhe dhjetëra media të tjera e mbi të gjitha rrjetet sociale, që ditët e sotshme luajnë rol shumë të rëndësishëm.
Projekti MMV po thyen rekorde, çfarë mund të na tregosh për këtë sukses?
I gjithë ky projekt ishte punuar në nivel tjetër dhe për të cilin është angazhuar një ekip i madh, nga regjisori dhe produksioni. Të tillë donim ta lançonim dhe përgjegjësia ime u rrit shumë, nuk mjaftonte koha të dilja me një klip standard.
Bashkë me Getin bashkuat forcat, pse?
Dashuria që mora nga publiku, më dha një shtytje dhe motiv më të madh për projektet e radhës. Me MMV ishim unë dhe Geti me një bagazh të punës dhe menduam që projekti ynë duhej të vërtetojë atë status që kishim si artistë.
Në ç’mënyrë u përgjigjesh kolegëve?
Veç mendoj se erdhi koha që t’u kujtoj ndoshta fillimet e mia, atë momentin më artistik, pjesëmarrjet në festivale dhe çmimet e shumta dhe injorancës t’i përgjigjem me ”stop and think”.
Gjatë karrierës sate ke thyer edhe disa barriera…
Edhe në kohën e Machoman ishte revolucion i kohës së vet, edhe atëherë shijet qenë të diskutueshme e preferencat e njerëzve gjithashtu. Mendoj se këngëtari duhet të bëjë transformim në karrierë dhe të thyejë barriera, të bëjë diçka më ndryshe që dallon nga të tjerët. Edhe unë mendoj se puna ime dallon shumë prej të tjerave, unë i bëj krejt vetëm se mundem.
A është Tuna milionere?
Kjo është pyetje shumë private, nuk jam keq.
Bashkë me Getin tashmë keni bërë revolucion, kjo tregon se jeni më të mirët?
Edhe jemi pionierët, edhe më të mirët, edhe më të mëdhenjtë. E kemi dëshmuar gjatë këtyre viteve punë. Te projekti MMV është dashur të bashkojmë forcat tona, të bashkojmë kokat tona që i kemi të njëjta (qesh).
A mërzitesh për gjithë ato shkrime që bëhen për ty, a të “ha” zogu?
Po a po m’han zogu? Jo, kisha thënë hiç, u bëra imune dhe e mësova lojën e show bizz-it, ka shumë vite që merrem me muzikë dhe në një moment të bëhet rutinë e fillon të tallesh vetë. E përjeton si lojë dhe unë jam këtu që ta luaj lojën.
Miqësi mes kolegesh siç duket nuk ke, edhe ato që i ke pasur janë treguar dyfytyrëshe?
Për dyfytyrësinë nuk dua të flas dhe nuk e ngarkoj veten me gjëra negative, secila e ka vendin e saj në këtë lojë. Unë i vlerësoj të gjitha.
Si shkon jeta jote private?
Jeta personale është personale, edhe 10 vjet do parashtrohet e njëjta pyetje, por asnjëherë nuk do flas./panorama

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat