Fjodora Fjora bëhet nënë, zbulohet historia e birësimit të një djali që nuk ka mbushur 1 vjeç

Mediale Vip

Fjodora Fjora bëhet nënë, zbulohet historia e birësimit të një djali që nuk ka mbushur 1 vjeç

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 08:45

Një histori e bukur birësimi ka qarkulluar së fundi si thashethem në rrethin e gazetarëve për moderatoren e njohur të programeve kulturore në ekranet shqiptare, Fjodora Fjora. Pas një periudhe kohe që Fjodora ka preferuar ta mbajë sekret ecurinë e procedurave për birësimin e fëmijës së saj, Alteo, që ende s’ka mbushur 1 vjeç, tashmë nuk ka ç’të fshehë. Pavarësisht faktit se deri tani asnjë media nuk ka shkruar për këtë histori, Fjodora është treguar e hapur me mikeshat e saj, me të cilat ndan çdo ditë kënaqësinë dhe sakrificat e një nëne rishtaz në rritjen e fëmijës, të cilin tashmë e ka marrë në shtëpi.

Fjodora zgjedh djalë, ndryshe nga nënat e tjera që parapëlqejnë të birësojnë vajza
Procedura e birësimit në Shqipëri dominohet kryesisht nga femrat dhe femrat ndiejnë më shumë afeksion mëmësor kur birësojnë një vajzë sesa një djalë, por ndryshe ka ndodhur me Fjodorën. Ajo ka preferuar të jetë nëna e një djali, me të cilin është ndier mirë që në momentin kur e ka parë. Natyrisht që një vendim i tillë nuk mund të mbahej tërësisht i fshehtë, aq më tepër që procedurat për birësimin e një fëmije nuk janë aq të thjeshta. Moderatorja hapi proces gjyqësor pranë Gjykatës së Tiranës më datë 7 maj të këtij viti, proces që u bë i izoluar ndaj dhënies së informacionit për mediat dhe për të cilin nuk u dhanë detaje në faqen zyrtare pranë Gjykatës së Tiranës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat