"Twerk" me flamurin meksikan, Miley rrezikon burgun (Video)

Mediale Vip

"Twerk" me flamurin meksikan, Miley rrezikon burgun (Video)

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 22:13

Kur del në skenë ajo gjithmonë kujdeset që të sigurojë maksimumin e vëmendjes, pavarësisht kritikave që mund të shkaktojë më pas.

Kur del në skenë ajo gjithmonë kujdeset që të sigurojë maksimumin e vëmendjes, pavarësisht kritikave që mund të shkaktojë më pas.

Por këtë herë duket se Miley Cyrus e ka tepruar dhe përveç kritikave rrezikon edhe burgun. Autoritetet meksikane nisën një hetim ndaj këngëtares amerikane pas koncertit të Monterrey-t.

Ish-Hannah Montana kërceu “twerk” me flamurin meksikan “në bashkëpunim me dy balerinë të saj”.

Kritikat e para mbërritën nga opinioni publik dhe rrjetet sociale, për t’u konfirmuar më vonë edhe nga autoritetet që thanë se po hetohet nëse ka shkelje të ligjeve vendase duke përdhosur simbolin kombëtar, flamurin.

Nëse del fajtore atëherë dënohet me 3 ditë burg dhe 1 mijë dollarë gjobë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat