E kënaqur dhe krenare që jam në 'Hot Maxim 100'

Mediale Vip

E kënaqur dhe krenare që jam në 'Hot Maxim 100'

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 12:46

Revista gjermane “Maxim” ka përzgjedhur modelen me origjinë shqiptare, Dorina Podrimja si një prej 100 vajzave më hot për vitin 2014. “Dorina Podrimja është një nga kandidatet më të spikatura të “Miss Zvicra 2013”. Ajo ka një karizëm të fortë dhe një pamje të mrekullueshme, sikurse një modele. Ne pyesim veten se çfarë do ta tërheqë Dorinën në “Hot Maxim 100”, shkruan revista gjermane “Maxim”. Kjo revistë është një ndër më të lexuarat nga meshkujt gjerman- folës në Gjermani, Zvicër dhe Austri.

“Maxim” është një revistë për meshkuj dhe ka 20 milionë lexues në mbarë botën. 100 vajza zgjidhen çdo vit për listën "Hot 100". Revista i përzgjedh konkurrentet duke bërë një hulumtim mbi vajzat më të pëlqyera nga meshkujt për momentin. Një ndër to është edhe vajza me orgjinë shqiptare, Dorina Podrimja.

“Ndihem shumë e kënaqur dhe krenohem që më zgjodhën si një ndër 100 femrat më të bukura, hot nga Zvicra, Gjermania dhe Austria. Për momentin, këtë renditje e kam marrë si një nderim për mua. Nuk kam qenë në dijeni për këtë renditje dhe ka qenë një surprizë e këndshme”, u shpreh Dorina Podrimja për “Shekulli”-n.

Sot ajo dhe shumë vajza të tjera do të mblidhen në Zvicër për të festuar këtë renditje, së bashku me shumë personazhe publikë. Dorina Podrimja (1992) është një modele me origjinë nga Gjakova, e cila konsiderohet si një nga vajzat më të bukura të Zvicrës. Ajo ka qenë pjesëmarrëse në “Miss Zvicra 2013”, ku arriti të dilte një ndër 6 vajzat më të bukura. Megjithëse nuk arriti të merrte kurorën nga kjo garë, doli fituese dhe iu hapën shumë dyer në karrierën e saj si modele. Bukuria për të ka qenë gjithmonë si destinacion. Që kur ishte e vogël ajo ka spikatur për bukurinë e saj, aq sa të gjithë e thërrisnin “mis”. Dorina tregon se, është shumë e vëmendshme ndaj vetes, bën çdo javë palestër dhe është shumë e kujdesshme në ushqimet që konsumon. Në planet e ardhshme, ajo rendit përfshirjen në një agjenci mode në Milano, propozimin e të cilës e ka marrë krejt rastësisht duke shëtitur në qendrat tregtare të këtij qyteti. Dorina ka shprehur edhe dëshirën për të përfaqësuar Shqipërinë dhe Kosovën nëpër garat e modës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat