Aurela Gaçe: "Duke bërë selfie, desh hëngra kokën"

Mediale Vip

Aurela Gaçe: "Duke bërë selfie, desh hëngra kokën"

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 00:41

Aurela Gaçe ka ironizuar të gjitha ato vajza që bëjnë "selfie" në makinë.

Përmes një statusi në "Facebook", këngëtarja vlonjate shkruan se, në përpjekje për të bërë "selfie", "desh hëngri kokën".

"Desh hëngra koken duke u marre me "selfien". Doja të tregoja rripin e sigurimit edhe duke i buzëqeshur fytyrës sime, e gjeta veten në krahun e kundërt. Pika mua e selfies. Kam parë shumë goca që bëjnë selfie në makine e thashë mos të ngelesha pas nga shoqëria. Pastaj u mendova, ato duhet ta kenë bërë selfie në semafor. Une s'e vura trurin në punë edhe i buzeqeshja vetes duke i dhënë makines. Pale pale po kisha vënë edhe rripin unë, haha", shkruan Aurela në "Facebook".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat