Leximi: Nga masturbimi në seks

Mediale Vip

Leximi: Nga masturbimi në seks

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 14:18

Libri i Stephen King’ut “On Writing: A Memoir of the Craft / Mbi shkrimin: Kujtimet e një zanati” ka qenë pjesë e klasave të mija të anglishtes për vite, mirëpo vetëm verën e shkuar, kur fillova të jepja mësim në një shkollë të rehabilitimit nga drogat dhe alkooli, zbulova përmasat e plota të vlerës së saj. Me javë jam shtyrë që t’i bëja aktivë studentët e mi tinejxherë të cilët gjendeshin në proces të detoksifikimit (të ndenjurit esëll), që ishin të frustruar dhe ngurrues. I kam rënë trok më të mirës që di t’ua mësoj nxënësve dhe kam vënë në përdorim të gjitha marifetet më të mira, por duke lënë anash leximin zgjues me zë të “A Tell-Tale Heart” të Poe’s, dështova të merrja vëmendjen ose nxisja imagjinatën e tyre.
Deri në ditën kur u shpërndava kopjet e “Mbi Shkrimin”. Kujtimet e Stephen King-ut për këtë zanat janë më shumë se një arkiv i aleteve të punës së shkrimtarit ose më shumë se maja e vëzhgimit me teleskop të jetës së tij të pëlleshme e të suksesshme letrare. King rrëfen vitet e tij si mësues i anglishtes në shkollë të mesme, shërimin e tij prej varësisë në droga dhe alkooli si dhe dashurinë për studentët e tij (përfshirë tipat “Beavis and Butt-Head / Nga një show në MTV, i referohet jo shumë të zgjuarve”). Ç’është më e rëndësishmja, ai magjeps lexuesin me risjelljen e sinqertë të sfidave të cilat i kishte ballafaquar dhe me premtimin e rilindjes për secilin që tregon vullnet për të arritur deri në faqen e fundit.
E kam pyetur King’un të më shpjegojë pjesët e Mbi Shkrimin që unë i dua më së shumti: detajet thelbësore të mësimdhënies, detajet më të zgjuara të gramatikës dhe idetë e tij se si t’i jepet zemër dhënies pas gjuhës.
Jessica Lahey: Shkruani se keni ligjëruar gramatikën “me sukses”. Si e definonit suksesin kur jepnit mësim?
Stephen King: Sukses pikësëpari është nxitja e vëmendjes së studentëve dhe pastaj t’i bësh ata ta shohin se shumica e rregullave të gramatikës janë goxha të thjeshta. Gjithmonë filloja duke u thënë atyre të mos jenë shumë të shqetësuar nga foljet e pazakonta (swim, swum, swam / notoj, notova, notuar) dhe vetëm të mbajnë mend që ta bëjnë subjektin dhe foljen të përputhen. Mos e kompliko, budalla!
Lahey: Kur njerëzit më pyesin për librat që më së shumti i pëlqej, u kërkoj që ta ngushtojnë kërkesën e tyre: a e kanë fjalën për libra për t’i lexuar apo për t’i përdorur për mësim? Ju jepni një listë të shkëlqyer të librave për t’i lexuar në mbarim të Mbi Shkrimin, por cilat ishin librat që i pëlqenit për mësimdhënie dhe pse?
King: Sa i takon letërsisë, më së shumti kam pasur fat me poezinë “Falling / Rënia” të James Dickey gjatë mësimdhënies në klasa të shkollës së mesme. Bëhet fjalë për një stjuardesë që është ngrehur jashtë aeroplanit. Ata menjëherë e vërejnë se bëhet fjalë për një metaforë për vetë jetën, prej embrionit deri tek varri, dhe atyre u pëlqen gjuha e saj e pasur. Kam pasur sukses të mirë me “The Lord of the Flies / Zoti i fluturimeve” dhe me tregimet e shkurta si “Big Blonde / Biondina e Madhe” dhe “The Lottery / Lotaria”. (Flisnin pa ndalë për të, po më qeshët edhe tani që po e kujtoj). Askush s’i vë librat e gramatikës në listat e leximeve të pëlqyeshme, por “The Elements of Style / Elementet e stilit” është ende një doracak i mirë. Fëmijët e pranojnë.
Lahey: Ju shkruani “njeriu ose i merr parimet gramatikore të gjuhës amtare në biseda dhe lexim ose nuk i merr”. Nëse është kështu, përse të jepet mësim gramatike në shkollë?
King: Me të e heqim misterin dhe e kthejmë shkrimin në një problem që mund të zgjidhet. U thosha atyre që nëse mund ta bëni bashkë një veturë prej pjesëve të saj ose të ndiqni përshkrimet për t’i ndërlidhur copëzat e një orendie kur e bleni, mund ta shkruani edhe një fjali. Leximi është çelësi, megjithatë. Një fëmijë që rritet duke dëgjuar “kjo rëndësi për mua” mund të mësojë ta shtojë “nuk ka” nëse e lexon këtë disa herë.
Lahey: Ndonëse e dashuroj të jap mësim gramatike, nuk jam shumë e bindur për skicimin e fjalive. A ua mësonit këtë nxënësve dhe pse?
King: Po, ama gjithmonë filloja dukë u thënë, “Kjo është punë qejfi, si zgjidhja e një fjalëkryqi”. U thosha t’i qasen si një loje. U jepja fjali që t’i skiconin si detyrë shtëpie, por u premtoja që nuk do t’ua parashtroja ato në test dhe e mbaja fjalën. Mirë që edhe ju e përdorni. Mendoja që askush nuk e bënte këtë më.
Lahey: Në hyrje të Elementet e Stilit / E.B. White rikujton këshillën e William Strunk që të “lihen jashtë fjalët e panevojshme”. Ndonëse librat tuaj janë voluminoz, shkrimi juaj mbetet konciz. Si vendosni se cilat fjalë janë jo të domosdoshme dhe cilat kërkohen për të treguar?
King: Shkruan atë që e dëgjon brenda në kokë, por kurrë nuk është krejt në rregull herën e parë. Kështu që duhet ta rishkruash dhe ta përmirësosh. Parimi im kryesor është që një tregim prej tre mijë fjalësh duhet të rishkruhet deri në 2,500 fjalë. Nuk është gjithmonë kështu, por kryesisht është. Duhet të hiqni pjesën që veç rri kot, s’bën gjë. Dembelët nuk lejohen! Krejt mish, pa çips a perime në pjatë!
Lahey: Si munden mësimdhënësit të ndihmojnë studentët të kuptojnë se cilat fjalë kërkohen në shkrimin e tyre?
King: Gjithmonë pyet studentin që ka shkruar, “çka dëshironi të thoni?”. Çdo fjali që i përgjigjet kësaj pyetje është pjesë e esesë ose tregimit. Çdo fjali që nuk është duhet të hiqet. Nuk po flas për fjalët per se, por për fjalitë. U jepja ndonjëherë një zgjedhje: ose shkruani 400 fjalë për temën “Nëna ime është e tmerrshme” ose “Nëna ime është e mrekullueshme”. Çdo fjali le t’i rrijë zgjedhjes. Kjo nënkupton që duhet ta lësh jashtë pjesën për babanë dhe vëllanë e vogël qurrash.
Lahey: Në “Mbi Shkrimin”, keni identifikuar fraza që duhet hequr prej çdo shkrimtari: “Në këtë moment në kohë”, “në fund të ditës”. A keni fraza të bezdisshme të reja që doni t’i ndani me ne? (E imja është “mbi oksidentin”).
King: Frazat si “disa thonë që” ose “shumë njerëz besojnë” ose “Konsensusi është”. Ky lloj referimi dembel më bën që t’ia fus shqelm diçkaje. Gjithashtu edhe shprehjet IMHO, YOLO dhe LOL (nga mediat sociale).
Lahey: Shkruani që “është e pamundshme që ta bëni një shkrimtar të zotin prej një shkrimtari të keq”. Nëse është kështu, si duhet t’i qasen mësimdhënësit studentëve më së paku të talentuar?
King: Pyet veten se çfarë u duhet atyre që të mund t’ia dalin në jetë, atë minimumin e fundmë (si për shembull plotësimin e një aplikacioni për punë), dhe përkushtoju asaj detyre. Ndonjëherë në vend të shkrimit, mund të bëhet ushtrim se si të mbërrihet prej pikës A në B në qytet. Ndodhë që nxënësit lidhen nyje. Është tejet zbavitëse. Nxënësit e mi fillonin t’i bërtisnin njëri-tjetrit “jo, jo, duhet të ecësh kah e majta”.
Lahey: Shkrimi mjeshtëror shpesh banon mes zotësisë gramatikore dhe lakimit të kujdesshëm të rregullave. Kur e kuptoni që studentët janë të gatshëm të lakojnë? Ku duhet të vijë lapsi i kuq i mësimdhënësit?
King: Ata duhet të sigurohen që po e dinë çka po bëjnë me fjalitë përtace, me devijimet e befasishme. Nëse merrni përgjigje të kënaqshme në pyetjen “përse keni shkruar në këtë mënyrë”, atëherë në rregull është. Mësuesi e di se kur bëhet me qëllim apo jo?
Lahey: Presja e Oksfordit: po apo jo?
King: Edhe po edhe jo. Për shembull, më pëlqen “Jane bleu vezë, qumësht, bukë dhe bonbone për vëllanë e saj”. Por gjithashtu më pëlqen “Jane vrapoi në shtëpi dhe e rrëkëlleu derën”, sepse dua ta ndjejë gjithë atë si një frymëmarrje të vetme.
Lahey: Ju lavdëroni përfitimet e të shkruarit të drafteve të para me derë të mbyllur, por studentët janë shpesh të përkushtuar qe t’u japin mësuesve atë që ata e dëshirojnë dhe frikësohen të bëjnë gabime e kështu paralizohen. Si munden mësimdhënësit t’i bëjnë ata që ta mbyllin derën dhe të shkruajnë pa frikë?
King: Në klasë kjo është shumë e vështirë. Mosfrika vjen kur fëmija shkruan për veten dhe kurrë kur mendon edhe për notën (përveç kur bëhet fjalë për ata fëmijët e rrallë të cilëve s’u dridhet qerpiku e të cilët janë krejt vetëbesim). Më e mira – ndoshta e vetmja gjë – është t’i thuhet nxënësit që të treguarit e të vërtetës është më e rëndësishmja, edhe më e rëndësishme se gramatika. U thosha, “e vërteta është gjithmonë elokuente”. Ata më përgjigjeshin, “Por z.King, ç’do të thotë elokuenca”?
Lahey: Natyrisht, kur të kenë hedhur diçka në letër, do të duhet ta hapin derën dhe ta ftojnë botën të lexojë se çka kanë shkruar. Si ia keni dalë me procesin e redaktimit në fillim të karrierës dhe si i mësonit studentët që ta përballnin feedback’un (vlerësimin)?
King: Një pjese s’ua ndiente. Për ata që janë më të ndjeshëm dhe më të pasigurtë, duhet të bashkoni mirësjelljen me vendosmëri. Është gjë e rrezikshme veçanërisht me tinejxherët. A kam pasur studentë që kanë dalë jashtë duke qarë? Po. Do t’u thosha atëherë, “ky është vetëm një hap për të çuar tek hapi tjetër”.
Lahey: Ju i paralajmëroni shkrimtarët që të mos dalin lehtë “te faqja e zbrazët”. Si munden mësimdhënësit të frymëzojnë fëmijët që të merren me këtë faqe edhe me trimëri edhe me entuziazëm?
King: Më së miri ia dilja kur unë mund të komunikoja entuziazmin tim. Më kujtohet kur po flisja për Drakullën dhe bërtisja, “shikoni të gjithë këta zëra të ndryshëm në këtë libër!…”. Nuk më pëlqejnë shumë mësimdhënësit që “performojnë”, sikur të jenë në skenë, por fëmijët i përgjigjen entuziazmit. S’mund ta detyroni një fëmijë që të kënaqet, por mund ta bëni klasën një vend me ndjenjë sigurie dhe ku ndodhin gjëra interesante. Unë dëshiroja që çdo klasë pesëdhjetë minutëshe të ndjehej sikur të ishte tridhjetë minutëshe.
Lahey: Keni kundërshtuar temat e lira, të hapura…Çfarë esesh si detyrë shtëpie janë të rekomandueshme?
King: Jam munduar të jepja detyra shtëpie për t’i mësuar nxënësit të jenë konkretë. E përsërisja, “Shiko, pastaj thuaj”, shumë herë brenda ditës. Kështu që shpesh i pyesja për veprime që ata i merrnin të mirëqena. Kërkoja një paragraf prej një vajze se si ia bën bishtalecë flokët motrës. I kërkoja një djali ta sqaronte një rregull sporti. Këto janë pikëfillime ku ata mësohen ta shkruajnë në letër çka mund t’i thonë një miku. Qasja konkrete e mban letrën të koncentruar. Nëse ia kërkon nxënësit esenë për “Filmin tim të preferuar”, po e hap derën për subjektivitet dhe prandaj edhe një rrebesh klisheshë.
Lahey: Unë lexoj me zë në klasë shpesh sepse mendoj që është mënyra më e mirë për t’ua lehtësuar studentëve të futën në gjuhën më sfiduese dhe retorike. A ke ndonjë të preferuar për lexim me zë?
King: U lexoja shumë fëmijëve të mi nga “August Heat” të W.F. Harvey. Në fjalinë e fundit – “të nxehtit mjafton që ta çmend një njeri” – mund ta dëgjoje djersen duke rënë. Wilfred Owen gjithashtu ka qenë hit: “Dulce Et Decorum Est”. Fëmijët donin libra komikë kur ishin të vegjël. Më vonë ka qenë The Hobbit dhe më pas Lord of the Rings. Në udhëtime të gjata, të gjithë dëgjonim audio-libra. Zhytja e një lexuesi të mirë në një libër të mirë është gjë e mrekullueshme. Muzikale.
Lahey: Mësuesit e anglishtes duket se janë të ndarë në dy kampe sa i përket përhapjes së shkrimleximit: Disa besojnë se duhet t’i lëmë nxënësit të bëjnë çka të duan sepse kështu mund të përfshihen më shumë me libra, dhe disa besojnë se mësimdhënësit duhet t’i shtyjnë nxënësit të lexojnë më shumë për t’i ekspozuar përpara fjalorit të ri, zhanreve dhe ideve. Ku do ta ngrihnit tendën tuaj?
King: Nuk dëshironi t’i lini ata pa shpresë ose të dëshpëruar, kështu që është ide e tmerrshme t’u provohet t’u mësohet nxënësve të shkollës së mesme Moby-Dick’un ose Dablinasit. Edhe më të zgjuarit humbin besimin. Por, është mirë që ata të bëhen që të arrijnë deri diku. Ata duhet ta shohin që ka botë më të mira letrare se Twilight (seriali). Leximi i letërsisë së mirë është sikur kalimi prej masturbimit në seks.
Lahey: Ju pikturoni errët mësimdhënësit si shkrimtarë profesionalë. Mësimdhënia është, fundja, një “profesion konsumues”, sikurse thotë një mike, dhe bëhet sfidë e vërtetë të sigurohet më shumë energji për ide tona kreative pas shkolle. A mendon ende që mësimdhënia me orar të plotë dhe ndjekja e një jete letrare është e predispozuar ta mbarojë keq?
King: Shumë shkrimtarë duhet të japin mësim që ta sjellin bukën në tavolinë. Por, nuk kam dyshim që mësimdhënia ta thithë kreativitetin dhe ta ngadalëson prodhimin. “E predispozuar të mbarojë keq” tingëllon ashpër, por është e vështirë. Edhe kur njeriu ka kohë, është e vështirë të gjendet energjia.
Lahey: Nëse nuk do t’ia dilnit me shkrimin, a mendoni se do të vazhdonit me mësimdhënie?
King: Po, por do ta merrja një diplomë për edukimin themelor. Po e bisedoja këtë me gruan time. Këtu është e vërteta e dhimbshme, troç: Deri kur të mbërrijnë në shkollën e mesme, shumë fëmijë e kanë mbyllur kokën e tyre ndaj gjërave që ne i duam. Do të doja t’i takoja sa janë më të hapur. Tinejxherët janë të mrekullueshëm, mendimtarë të lirë për bukuri, në kohën më të mirë të tyre. Por, shpesh ata janë edhe aq shumë të preokupuar me hormone e tyre sa është e vështirë t’ua kapësh vëmendjen.
Lahey: Mësuesit e mirë, a janë të lindur a mund të trajnohen?
King: Mësuesit e mirë mund të trajnohen, nëse vërtet duan të mësojnë (disa janë shumë përtacë). Mësuesit e mëdhenj, si Sokrati, janë të lindur.
Lahey: Ju i referoheni shkrimit si zanat më shumë se si art. E mësimdhënies?
King: Edhe zanat, edhe art. Mësuesit më të mirë janë artistë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat