Bukuroshja Shqiptare synon kurorën e Miss Gjermanisë

Mediale Vip

Bukuroshja Shqiptare synon kurorën e Miss Gjermanisë

Nga: Intervistoi: Mimozë Lakna Më: 16 shtator 2014 Në ora: 17:13

Bukuroshja shqiptare e cila jeton në Gjermani, Fjollza Avdiu i konsideron si të suksesshëm hapat e saj drejt botës së modës. Gjatë një interviste për gazetën “Bota sot”, Fjollza tregon për çmimet të cilat i ka marrë nëpër spektaklet e bukurisë ndër to edhe vendin e dytë në Miss Diaspora 2014. Më datën 20 shtator ajo do të marr pjesë edhe në spektaklin Miss Gjermania 2014, ku shpreson të korr sukses sikurse në spektaklet e tjera.

“Bota sot”: Fjollza si po ndihesh tashmë si fituese e shumë çmimeve në spektaklet e bukurisë në Gjermane?

Fjollza: Është kënaqësi e veçante kur merr ndonjë çmim në konkurrence të fortë , edhe vlera është më e madhe.

“Bota sot”: Ti po ashtu ke fituar vendin e dytë Miss Diaspora, si po ndihesh si më e mira e diasporës?

Fjollza: Edhe me shpërblimin e Miss Diaspora ka shume vlere pasi që kjo i përket vetëm botes sonë shqiptare.

“Bota sot”: Së shpejti do të marrësh pjesë edhe në spektaklin “Miss Gjermania”, sa është e rëndësishme kjo garë për ty?

Fjollza: Ka shumë rëndësi pasi që me pak fat hapen shumë dyer që mundësitë janë të pafundme në botën e bukurisë,artit ,modës.

“Bota sot”: Çka pret nga Miss Gjermania 2014?
Fjollza:
Shpresoj një plasman të mirë dhe nuk do të kisha arsye kundër vendit të parë ,do ta pranoja kurorën me kënaqësi.

“Bota sot”: Prej kur ke filluar të merresh me modelizëm?

Fjollza: Ka përafërsisht nja dy vite që kam filluar dhe i kam fituar 4 titujt.

“Bota sot”: A merresh me diçka tjetër përveç këtij profesioni?

Fjollza: Merrem edhe me sport.

“Bota sot”: Sa ka rëndësi mençuria e një femre krahas të qenurit e bukur?

Fjollza: Bukuria pa mençuri s`ka shume vlerë. Mençuria ta shton vlerën e bukurisë.

“Bota sot”: Kush e përbën familjen tënde?

Fjollza: Jemi një familje 6 anëtarësh, babën, nënën dhe dy motra e një vëlla.

“Bota sot”: A është Fjollza e dashuruar?

Fjollza: Jam e lumtur.

“Bota sot”: Si është e organizuar jeta jote në Gjermani?

Fjollza: Jeta është e organizuar në këtë mënyrë: shkoj ne shkolle, jam momentalisht duke e bërë abituren kështu i thonë në Gjermani dhe kam shumë pak kohë të lire. Shkolla për mua ka shumë rëndësi . Të ardhmen mendoj të studioj e të bëhem gjykatëse.

“Bota sot”: Për fund a ke ndonjë porosi për të rinjtë që ndjekin ëndrrat e tyre?

Fjollza: Besimi në vete dhe suksesi të jep forcë që të luftosh për realizimin e ëndrrave ,shum fate rinis Kosovare pa marr parasysh ku gjinden të korrin suksese të jem si popull me shembull të mirë. Po ashtu i falënderohem familjes time që më përkrahin në çdo aspekt ,e më së shumti nëna ime cila është edhe menaxhere e imja ,po ashtu visazhisja që më ka përkrahur deri tash Nazlije Sadrijaj që jeton ne Gjermani. Ju përshëndes nga zemra për përkrahjen e juaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat