Adelina Ismaili: Personi që më kërcënoi po hetohet nga policia zvicerane

Mediale Vip

Adelina Ismaili: Personi që më kërcënoi po hetohet nga policia zvicerane

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 17:04

Në një postim në Facebook, Adelina Ismaili ka thënë se një person që e ka kërcënuar dhe që ka përhapur për të dezinformata tash është duke u hetuar nga policia zvicerane.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e saj në Facebook.

Të nderuar miq! Jemi të lumtur t`iu informojmë se sot në Zvicër është nisur procedurë policore kundër T.Z. nga Basel (emri dhe mbiemri i njohur për policinë në Zvicër) i cili/e cila pa ndalur ka kërcënuar dhe përhapur dezinformata tejet të rrezikshme për Divën Adelina Ismaili dhe për ne miqtë/fansa të saj, si në rrjetet sociale, poashtu edhe në portale, medija të shkruara,etj. Kërcënime të cilat kanë nisur që nga fillimi i turneut veror 2014 të Adelina Ismaili-t në Kosovë, Shqipëri dhe Malin e Zi (foto nga #AdelinaFikallVetShoë2014 i keni më poshtë). Kjo nuk do të jetë procedura e fundit, këtë mud t`iu sigurojmë. Deri në të rejat më të fundit, ju ftojmë të lexoni se SI CILËSOHET ADELINA ISMAILI NGA MEDIJAT ZVICRANE DHE FRANCEZE.

Jemi të lumtur që vajza e parë e muzikës moderne në botë që u quajt DIVA E BALLKANIT në Europë, nuk është askush tjetër pos ADELINA ISMAILI.

Ju duam, dhe ju falenderojmë për përkrahjen, ne miqtë /fansat e Adelina Ismaili-t që mbajmë këtë faqe.

Adelina Fan Club

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat