Thaçi i mirë për reklamim, Ramushi Muskulozi e Isa Narcizoidi - Lexoni se çfarë janë ata në Facebook

Mediale Vip

Thaçi i mirë për reklamim, Ramushi Muskulozi e Isa Narcizoidi - Lexoni se çfarë janë ata në Facebook

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 15:36

Çfarë paraqesin profilet e tre liderëve politikë në Kosovë? Çka kanë në profil, në cover dhe në murin e tyre?
Hashim Thaçi në Facebook

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka vetëm faqe zyrtare në Facebook. Këtë faqe aktualisht e pëlqejnë 268,626 persona. Në profilin e tij ka një foto personale ndërsa në cover ka fotografinë me Kancelaren Gjermane Angela Merkel, kjo ndoshta për të dëshmuar miqësinë e kontestuar me të. Ai është mjaftë aktiv dhe ka mesatarisht 10 postime për një javë. Në postimet e tij ai merr mijëra like, qindra komente por edhe shares.

Thaci postimet i përcjellë me fotografi të bukura nga fotografi i tij personal. Kryeministri në postimet e tij kryesisht tregon aktivitetet e tij por edhe flet për ndonjë cështje në ditë të caktuara të shënuara si Ditë Botërore. Postimet e Thacit janë të shkruara pa gabime drejtshkrimore. Prej që ka hapur këtë faqe Thaci poston edhe fotografi të familjarëve të tij dhe nuk parapëlqen të bëjë replikë me politikanët e tjerë. Faqja e tij menaxhohet nga adminët por të gjitha postimet janë personale. Ai nuk parapëlqen të komentojë në profile të të tjerëve apo edhe vet në komente të tij dhe në këtë drejtim duket mjaftë i ngurtë.

Faqet të cilat i pëlqen ai janë atë të Ambasadës Amerikanë, faqen e mikes së tij të preferuar Madeline Albright, Forcave të Armatosura të Kosovës Partisë Popullore të Europës, dhe Presidentes së Kosovës. Në këtë drejtim Kryeministri s'na zbulon shumë nga pëlqimet e tij.
Seksionin e informacioneve për të e ka të plotësuar mjaftueshëm. Aty tregon kryesisht për përkatësinë dhe qëndrimet politike. Nuk e ka lënë pa e përmendur edhe një çmim Doctor Honoris Cauza pa e përmendur që e pati marrë në Shkollën e Diplomacisë në Geneve.
Mirëpo ai nuk e ka publike ditëlindjen e tij, nuk i ka të attachuar asnjë anëtar të familjes si vlla, motër, grua apo tjetër dhe nuk e ka të plotësuar shkollimin.

Thaci është mjaftë i përparuar sa i përket aplikacioneve që gjenden në faqen e tij. Aty është një app i quajtur Shkruaji Thaçit, një tjetër për të Zgjedhur Kundërshtarin e Kosovës në Futboll e disa të tjera.

Është interesante të përmendet se shpesh Faqja e Kryeministrit, për arësye se ka shumë ndjekës, përdoret për reklama të ndryshme, ankesa, apo pyetje të ndryshme. Një djalë kishte postuar fotografinë e tij në Facebook të KM, ndërsa një tjetër kishte lajmëruar një biçikletë të humbur. Atij siç duket nuk i bëjnë përshtypje edhe aq.

Djali i Thaçit Endriti ka Facebookun e tij personal por jo aq të sotifistikuar sa të babait të tij dhe nuk ka ndonjë asociacion në postime përveç në ndonjë fotografi aty këtu. Bashkëshortja e Thaçit ndërkaq, Lumnija, nuk duket se ka fare Facebook.

Ramush Haradinaj në Facebook

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe pretendenti për Kryeministër të ardhshëm Ramush Haradinaj, si edhe Thaçi ka faqe zyrtare në Facebook. Por kjo faqe pëlqehet nga 46,197 persona, që është disa herë më pak se e Thaçit. Në profilin e tij ka një foto personale, gjithashtu edhe në Cover e ka veten me logon e AAK-së, a është ky narcizoizëm?

Haradinaj nuk është shumë aktiv me postime, me vetëm 2-3 sosh në javë. Postimet e tij rrallë mbledhin më shumë se 500 like. Postimet i ka pa fotografi dhe edhe ato që i poston i ka të dobëta për nga kualiteti ,të errëta dhe jo atraktive. Ndoshta këtë detyrë e kryen shoferi i tij personal. Kryesisht i drejtohet qytetarëve për ndonjë vizitë, ngushëllim për vdekjen e ndokujt apo për fushatë.

Të shpeshta janë postimet e tij me gruan e tij Anita Haradinaj. Cifti është i apasionuar pas vrapimit dhe ecjes në male dhe shpesh herë na provokon me fotografi ku shfaq trupin e tij muskuloz. Pantolonat i veshë mjaft të shkurtëra, si duket nuk ka marre fare.
As Haradinaj nuk është interaktiv me qytetarët apo me politikanët e tjerë.
Për të konfirmuar narcizoizmin e tij, ai nga kjo faqe ka pëlqyer një faqe tjetër me emrin e tij, dhe dy faqe me emrin e AAK-së.

Përkundër Thacit, Haradinaj ka të plotësuar seksionin e infove më shumë me detaje personale, aty na tregon edhe për ditëlindjen. Nëse se keni ditur Haradinaj ka lindur në korrik dhe i ka 46 vjet.
Ai e ka të cekur që është i martuar me Anita Haradinajn, e cila nuk figuron se ka një profil të sajin personal.

Isa Mustafa në Facebook

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa ka faqe zyrtare në Facebook e cila pëlqehet nga 78,709 persona. Ai ka 4 herë më pak ndjekës se Thaci por gati dy herë më shumë se Haradinaj.

Ai është po aq i konecntruar tek prezantimi i vetes dhe vetëm vetes së tij, sa kolegu i tij nga blloku, Haradinaj. Në foto profili si dhe në cover ka foto personale, dhe madje në një fotografi në cover ai është duke e shikuar profilin e tij në Facebook ndërsa është pranë tavolinës. A thua vallë a merren me dikë tjetër pos vetes politikanët tanë? A mund të ndodhë që janë duke lexuar ndonjë artikull gazete apo duke kërkuar ndonjë informacion, apo vetëm veten!

Ai është më pak aktiv se Thaçi por më shumë se Haradinaj me 3-4 postime në javë. Nuk duket që ka edhe aq shumë popularitet në Facebook, duke pas parasysh liket që i tubon në postimet e tij.
Mustafës nuk i ka qëlluar asnjë fotograf afër vetes për të ilustruar postimet e tij me fotografi, andaj muri i tij duket mjaft jo tërheqës.
Mustafa e përdorë murin e tij për të shkruar për pakënaqësitë e tij, për të replikuar me analistë dhe politikanë të tjerë, kryesisht me një frymë nervoze. Përderisa ai poston nga muri i tij, nuk i bëhet vonë të vendosë inicialet e emrit dhe mbiemrit si dy kolegët e tij në politikë.

Meqë ka prapavijë më shumë akademike sesa politike, ai ka listuar në detaje karrierën e tij profesionale por nuk ka ngurruar të ndajë ditëlindjen e tij me ne. 63 vjet i ka mbushur në maj.
Mustafa nuk shkëmben jetën e tij private me ndjekësit në Facebook. Nuk ka asnjë fotografi me gruan, fëmijët apo familjarë të tjerë.

Vet Mustafa ndjek Avdulla Hotin, djaloshin e ri të LDK-së Armend Ibrahimin dhe disa faqe të tjera: Kosova pa korrupsion, SuperDardanët dhe FRLDK.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat