Albumi i U2-së, shkarkohet falas nga 33 milion përdorues

Mediale Vip

Albumi i U2-së, shkarkohet falas nga 33 milion përdorues

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 08:27

Kompania Apple ka njoftuar se rreth 33 milion përdorues të iTune kanë shkarkuar albumin e grupit U2, falas.

Apple ka ofruar shkarkimin falas të albumit ‘Songs of Innocence’ për 500 milion përdorues të i-Tunes, javën e kaluar, gjatë fushatës së tyre për përurimin e celurarit iPhone 6.

Apple ka paguar grupin U2 për pesë javë, duke i marrë të drejtën që vetëm kjo kompani të mund ta ofrojë për klientët e saj.

Ndryshe, albumi "Songs of Innocence" do të lansohet për publikun më 14 tetor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat