Brown deklarohet fajtor, por nuk qëndron në burg

Mediale Vip

Brown deklarohet fajtor, por nuk qëndron në burg

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 22:18

Këngëtari Chris Brown është deklaruar fajtor për sulm ndaj një mashkulli përpara një hoteli në Washington, mirëpo nuk do të qëndrojë në burg për shkak të këtij veprimi.
Incidenti ka ndodhur në vitin 2013 kur Brown gjendej në liri me kusht (nga rrahja fizike e Rihannas në vitin 2009). 25-vjeçari e kishte goditur fotografin, pasi ai ishte përpjekur ta fotografonte teksa këngëtari ishte me dy femra.

Krijuesi i hitit “Loyal” ka thënë se i vjen keq për veprimin e tij dhe e ka pranuar fajin. Brown është dashur të qëndronte 131 ditë shtesë në burg, mirëpo ai qëndroi më pak. Avokati i tij ka përmendur edhe kohën që këngëtari e ka kaluar në këshillimore dhe në bisedime me psikologët.

Fansat e tij kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të shprehur lumturinë që idhulli i tyre nuk do të qëndrojë prapa grilave dhe do t’i kthehet muzikës dhe turneve.

Albumi i tij i ri, “X”, pritet të dalë më 16 shtator.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat