Nora Istrefi i jep fund beqarisë (Foto)

Mediale Vip

Nora Istrefi i jep fund beqarisë (Foto)

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 22:04

(E plotësuar) Ne nje ceremoni madheshtore, mbremjen e se martes ne Prishtine, eshte kurorezuar dashuria disa vjecare e kengetares Nora Istrefi me muzikantin Robert Berisha. Ylli pop i muzikes shqiptare, i ka thene "PO" te dashurit te saj te perjetshem, nen shkelqimin e fustanit te bardhe te nuserise disenjuar nga stilisti kosovar Valdrin Sahiti. Ne festen e tyre te dasmes, mbajtur ne Hotel Emerald, kane marre pjese artiste te njohur te skenes shqiptare te cilet kane postuar gjate gjithe mbremjes se djeshme foto nga celebrimi i Nores.

Kush mungoj në dasmën e Nores?

Dje ishte dy shtator, ditë me shi. Dje, ishte dasma e Nores dhe Robertit. Çifti tashmë janë zyrtarisht të martuar dhe gati për të nisur jetën nën një kulm.

Buja mediale që bëri e po bën dasma e Nores nuk është e pa zakontë. Në një vend me kaq pak ngjarje rozë, sigurisht që rasteve të tilla u sigurohet hapësirë ekskluzive.

Ajo që ra në sy në dasmen e Nores dhe Robertit:

Nuk u pa gjëkundi Gena, mik dhe bashkëpunëtor i afërt i çiftit.

Nuk ishte grimerja e njohur Sellma, mike dhe bashkëpunëtore e Nores.

Mungoj Zanfina Ismaili, dikur shoqe e ngushtë e këngëtares që u bë nuse.

Gjithashtu, nuk u duk fare Leonora Jakupi, për të cilen Istrefi shprehte konsideratë.

Ne dasëm kishte shume reper e pak këngëtar e këngëtare të estradës.

Të gjithë këta nuk u ftuan, apo refuzuan ftesën?

U martua Nora Istrefi

Ka filluar ceremonia e dasmës së Nora Istrefit. Aktualisht mysafirët janë në cocktail-in e dasmës në të cilin janë të ftuar 350 persona.

Mes tyre janë Ledri Vula, Capital T, Gili, Shyhrete Behluli, Ermal Fejzullahu, Grupi TDS, Capital T, Teuta Selimi e shumë artiste të tjerë.

Ndërkaq, së fundi ka dal edhe fotot e parë t[ këngëtares me vello. Nora, shihet përkrah bashkëshortit të saj, Robertit dhe në foton tjetër e shoqëron moderatori televiziv, Labinot Gashi.

Shumë nga mysafirët e ftuar në dasmën e Norës dhe Robertit, po postojnë fotografi të cilat tregojnë ekskluzivitete nga dasma.

Ja edhe fotot.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat