Maria Simon u zgjodh më e bukura

Mediale Vip

Maria Simon u zgjodh më e bukura

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 15:33

Edhe sivjet, nën organizimin e z. Shpejtim Zenelit, në Kosovë u mbajt “Miss Freedom of the World”. Ky manifestim, i cili çdo vit po rritet me numrin e pjesëmarrëseve, sivjet gostiti përfaqësueset nga rreth 30 shtete të botës.

Nata finale, e cila u mbajt në Prizren, ishte e mbushur me program të pasur artistik. Bukuroshet nga të gjitha vendet para jurisë dhe të pranishmëve defiluan me veshjet e tyre kombëtare, me bikini si dhe me fustane elegante.

Koreografinë për lëvizjet dhe ecjen e vashave e kishte bërë Naxhi Kuçani. Juria kishte një punë goxha të vështirë, pasi të gjitha vajzat ishin të bukura.

Në fund ata vendosen që me çmimin kryesor “Miss Freedom of the World 2014” të kurorëzohet bukuroshja nga Hungaria, Maria Simon. Përcjellësja e saj e parë e saj ishte përfaqësuesja nga Meksiko, Cathalina Mendez, përcjellësja e dytë u shpall Daria Belinskih, nga Ukrania, përcjellësja e tretë ishte bukuroshja nga Kosova, Fjolla Morina, ndërsa përcjellësja e katërt u rendit përfaqësuesja nga Belize, Jessel Lauriano.

Duhet përmendur se në këtë manifestim u ndanë edhe çmime të tjera si, “Miss Disco Queen”, të cilin e fitoi Tangi Atong nga Tongo, pastaj “Miss Fotogjenia”, të cilin e mori bukuroshja nga Shqipëria, Edmira Shqaku.

Edhe gazetarët e zgjohen më të bukurën dhe ajo ishte misi nga Gjeorgjia, e cila pra e fitoi çmimin “Miss Press”.

Në fund duhet përmendur se këto mise gjatë qëndrimit në vendin tonë vizituan shumë qytete të Kosovës dhe mbeten të kënaqura me mikpritjen, por edhe me bukuritë që i ofron vendi jonë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat