Asnjë këngëtarë nuk mund të dalë jashtë stilit të tij

Mediale Vip

Asnjë këngëtarë nuk mund të dalë jashtë stilit të tij

Nga: Intervistoi: Hava Orana Më: 2 shtator 2014 Në ora: 12:43

Sala Bekteshi është ndër këngëtaret e muzikës popullore që gjithmonë i ka qëndruar besnike zhanrit të saj. Edhe për të sezoni i verës është me plotë angazhime, si dasma e ahengje të ndryshme.

“Bota sot”: Cilat janë planet e juaja në muzikë për këtë vit?

Sala Bekteshi: Tani sapo kam realizuar një këngë të re gjithashtu edhe klipin me titull '' Një kafe '' , kam bashkëpunuar me kompozitorin nga Shqipëria Alban Furtuna dhe me tekst të Arsim Bunjakut. Unëe mendoj se është realizuar mjaftë mirë dhe është pritur mirë gjithashtu.

“Bota sot”: A mendoni që do të mbijetojë muzikë popullore, ku dihet që para shumë viteve këngëtarët popullor kanë dominuar në skenë?
Sala Bekteshi: Është e vërtetë se para disa viteve muzika popullore ka qenë më e pëlqyer dhe ka dominuar më shumë në skenë, kurse tani vërehet një mungesë pranie e këngëtarëve të këtij zhanri muzikor nëpër mediat tona.
“Bota sot”: Ju kanë ecur planet ashtu si i keni planifikuar edhe vet ju?
Sala Bekteshi: Jam munduar deri tani që ta realizoj çdo projekt timin me përpikmëri, besoj që ia kam arritur, gjithsesi nuk do ndalem me kaq kam edhe disa plane të tjera deri në fund të vitit.

“Bota sot”: Ku e ndjeni veten më mirë, në dasma apo në mbrëmje të ndryshme?

Sala Bekteshi: Unë ndjehem mirë kudo që jam e ftuar, por kisha veçuar dasmat në përgjithësi ahengjet familjare, aty ndihem më mirë.

“Bota sot”: A besoni që do të jeni gjeneratat e fundit sa i përket prodhimit të muzikës popullore?

Sala Bekteshi: Jo, unë mendoj se ende ka gjenerata të reja që e pëlqejnë dhe kultivojnë muzikën popullore, gjithsesi ky është vetëm mendimi im.

“Bota sot”: A keni qenë pjesë e ndonjë shoqërie kulturore apo ndonjë ansambli?
Sala Bekteshi: Po edhe unë kam qenë pjesë e një shoqërie kulturore artistike në fillimet e karrierës time, në shoqërinë ''Avni Rrustemi ''.

“Bota sot”: Cilën periudhë e vlerësoni si më të suksesshëm për ju?

Sala Bekteshi: Unë mund ta konsideroj si periudhën më të suksesshme, periudhën e para 10 viteve, ku muzika popullore është pëlqyer dhe është vlerësuar më shumë.

“Bota sot”: A ka nevojë të modernizohet mënyra e interpretimit?

Sala Bekteshi: Po është e vërtetë që duhet të ecim me kohën, mirëpo unë mendoj që secili këngëtar gjatë karrierës e krijon stilin e vet, dhe që nuk mund të bëjë ndryshime të mëdha në interpretim.

“Bota sot”: Ju sigurisht jeni pjesë e ndonjë evenimenti muzikor. A shkoni atje në mënyrë të pavarur apo me përbërje të ndonjë orkestre folklorike a popullore?
Sala Bekteshi: Po jam pjesë e disa evenimenteve të ndryshme të cilat mbahen në Kosovë dhe jam e pavarur.

“Bota sot”: A e keni edituar ende CD-në në 2014?

Sala Bekteshi: Po kam realizuar një album në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur Shaqir Cervadiku. Albumi është lansuar në fillim të korrikut, kemi disa duete së bashku dhe disa këngë solo.

“Bota sot”: Cilin vend e zë familja në listën tuaj të planeve ditore?

Sala Bekteshi: Si për çdo njeri tjetër familja zë një vend të pazëvendsueshëm në jetën e secilit gjithashtu edhe për mua është gjëja primare, pavarësisht se jam mjaft e obliguar dhe ngarkuar me projekte muzikore, mundohem që të kalojë sa më shumë kohë me familjen.

“Bota sot”: Pse duhet dashur muzika popullore?

Sala Bekteshi: Unë mendoj se muzika popullore ka vlerat e veta, është muzikë e lashtë, autoktone dhe shumë breza e kanw kultivuar dhe dëgjuar me kënaqësi.

“Bota sot”: Ç’të mira të ka sjellë muzika në jetë?

Sala Bekteshi: Muzika është shumë e rëndësishme për mua, unë ndjehem shumë mirë kur këndoj, gjithashtu me ka sjellë të mira materiale.

“Bota sot”: Cilat plane i keni për të ardhmen?

Sala Bekteshi: Deri në fund të këtij viti kam në plan që të realizoj edhe dy këngë të reja gjithashtu me klipe, po ashtu do të vazhdoj të punoj dhe të sjell këngë të reja për fansat e mi.

“Bota sot”: Diçka për fund nëse keni për të shtuar diëka për gazetën “Bota sot”, nëse nuk ju kemi pyetur?

Sala Bekteshi: Ju faleminderit shumë për intervistën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat