Princi Harry, dhuratë speciale për 30-vjetorin

Mediale Vip

Princi Harry, dhuratë speciale për 30-vjetorin

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 22:20

Një dhuratë shumë speciale për Princin Harry në 30-vjetorin e tij që pritet ta festojë më 15 shtator. Ai do të marrë pjesën e trashëgimisë nga mamaja e tij, Lady Diana, e cila humbi jetën pikërisht 17 vjet më parë, më 31 gusht të vitit 1997.

Sipas “Sunday Times”, shuma që pritet të fitojë është 10 milionë stërlina, rreth 12 milionë euro. Bëhet fjalë për një shifër të konsiderueshme duke patur parasysh edhe standardet e familjeve mbretërore.

Edhe Princi William kishte përfituar të njëjtën shifër për 30-vjetorin e tij në vitin 2012. William dhe Kate vitin e ardhshëm pritet të zhvillojnë një tur historik në Kinë.

Sipas “Sunday Times”, familja mbretërore është duke studiuar planin për të organizuar atë që quhet një vizitë e jashtëzakonshme diplomatike për të përforcuar raportet mes Britanisë së Madhe dhe Kinës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat