Cr7: Herët të martohem, ja kush është nëna e tim biri...

Mediale Vip

Cr7: Herët të martohem, ja kush është nëna e tim biri...

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 21:11

Portugezi ka folur për marrëdhënien e tij me Irina Shayk, por jo vetëm.
Cristiano Ronaldo nuk ka ngut për t'u martuar. Portugezi, gjatë një interviste për kanalin "TVI", ka folur për marrëdhënien e tij me Irina Shayk, duke shpjeguar se shkon shumë dakord me modelen bukuroshe:

"Mirëpo martesa është një hap shumë i rëndësishëm - tregon - dhe ende nuk ndihem gati për ta hedhur. Ndonëse një ditë do të më pëlqente të martohesha, ashtu si kushdo".

Në pritje të vajtjes në altar, Cr7 duhet të bëjë babain e vogëlushit Cristianinho, djali që ka pasur me një femër misterioze, të cilës tashmë i dihet kombësia:

"Po, mund të them se nëna e tim biri është portugeze - ka rrëfyer madrileni, megjithëse djali ka lindur në SHBA. Ajo është portugeze, por dua që njerëzit të respektojnë privatësinë e saj, prandaj nuk do ta bëj publik emrin e të ëmës. Im bir është një fëmijë shumë i lumtur. Studion në shkollë amerikane, flet anglisht, spanjisht dhe portugalisht, teksa ka pasion boksin, makinat dhe futbollin".

Ekzaktësisht si i ati, i cili për më tepër pëlqen shumë femrat e bukura. Mirëpo, për ato, Cristiano jr. ka ende kohë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat