Eltina, këngëtare dhe moderatore shumë e suksesshme

Mediale Vip

Eltina, këngëtare dhe moderatore shumë e suksesshme

Nga: Intervistoi: Hava Orana Më: 1 shtator 2014 Në ora: 14:35

E veqantë në vokal, e bukur në pamje, dhe shumë e këndëshme në bisedë, është kjo Eltina Minarolli. Por nuk janë vetëm këto që e karakterizojnë Eltinën. Ajo dallohet për një numër të madh të sukseseve e projekteve. Ajo tashmë e ka dëshmuar veten prej një artiste të vërtetë. Eltina në një intervistë për „Bota sot“ flet detajisht rreth projekteve të saj, dhe rreth vetes jashtë muzikës.

„Bota sot“: Si po e kalon sezonën e verës Eltina?

Përshëndetje si fillim të gjithë lexuesve! Sezoni i verës po kalon i mbushur me angazhime të ndryshme, koncerte, punë dhe pushime bashkangjit!

„Bota sot“: Sa e angazhuar jeni për këtë sezonë?

Shumë, ndoshta më shumë se vitet e tjera pasi kam marrë përsipër disa projekte të ndryshme dhe shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me muzikën dhe prezantimin (moderimin).

„Bota sot“: A jeni duke punuar ndonjë projekt të ri?

Përsa i përket projekteve të reja muzikore, kam plot. Ndodhi të publikoj disa materiale brenda këtyre dy muajve dhe vazhdoj të kem materiale të tjera të cilat janë në përfundim e sipër! Sigurisht, jam e lumtur për këtë gjë sepse nuk po ndaloj se prodhuari muzikë. Këto muaj me kanë kapur shumë të frymëzuar. Me siguri e ka fajin deti, dielli, natyra e bukur dhe sezoni i verës, haha! Jam duke i servirur publikut rryma të reja muzikore të cilat dhe për mua kanë qenë deri diku "risk" ose "risi" dhe që për fat, janë pritur goxha mirë nga ata që duan dhe ndjekin muzikën dhe atë që unë bëj. Gjej rastin ti falënderoj që janë gjithmonë aty dhe me mbështesin !

„Bota sot“: Ju keni një vokal të veqantë. Sa ju kushtohet hapësirë artistëve sikurse ju, mediat shqiptare?

Ohhh, ju falenderoj për komplimentin! Përsa më përket mua, besoj se kam marrë vëmendjen e duhur nga mediat pasi kam qenë dhe jam akoma pjesë e tyre. Siç e citova dhe më sipër, këto muaj ose këto vitet e fundit kam qenë në prodhim të vazhdueshme të muzikës sime. Videoklipe të reja, pjesëmarrje në evente të ndryshme muzikore, prezantuese, ndihmes trajnerjabebSidritit në The Voice e kështu që dashur padashur, kam qenë në vëmendje të mediave të ndryshme! I falënderoj që më kanë bërë pjesë të shoëbiz sepse në njëfarë mënyre kanë vlerësuar punën time dhe kjo më ka bërë të ndihem mirë dhe të punoj akoma më shumë.

„Bota sot“: Ju keni kënduar në zhanrin hiphop, me pas duke vazhduar me një baladë, e disa bashkëpunime. Në cilin zhanër e gjeni vetën më mirë?

Nëse do duhej të tregohesha e sinqertë me veten do thoja: blues, jazz, balladë dhe r&b janë zhanret ku ndihem më rehat por unë kam tentuar të provoj zhanre të tjera si: experimental, Dubstep, socca reggae, hip-hop etj dhe çuditërisht, jam ndjerë mirë! E kam gjetur veten deri diku dhe në këto zhanre. Tentoj shpesh të provoj për arsye sepse: dua të sjell një Eltina ndryshe herë pas here dhe gjithashtu, dua të gjej veten dhe në rryma të tjera.

„Bota sot“: Ju keni qenë pjesëmarrëse edhe nëpër festival. Cila është rëndësia e festivaleve sipas juve?

E vërtetë!!! Kam qenë pjesë e festivaleve të ndryshme dhe padiskutim do vazhdoj të jem sepse dhe festivalet kanë rëndesinë e tyre. Ke mundësi të performosh në një skenë ku përballë ke qindra sy që të shikojnë dhe vesh që të dëgjojnë, ku në fund finalizohesh me disa duartrokitje të sinqerta pasi të është vlerësuar puna që ke krijuar dhe prezantuar para tyre. Është një emocion kaq i bukur që duhet përjetuar absolutisht. Mbi të gjitha, kur thua "festival" menjëherë futesh në ankthin e të qenit në një garë dhe ndjesia e garës edhe pse disa herë dëshpëruese, është po aq e bukur. Më pëlqen të përjetoj ethet e një gare prandaj jo rastësisht marr pjesë në këto festivale muzikore!

„Bota sot“: Sa i pëlqeni bashkëpunimet me artistët tjerë?

Kam gati 2 vjet që po sjell vetëm bashkëpunime. Janë shumë të rrezikshëm por çuditërisht mua më kanë qëlluar shuuumë të suksesshëm. Kombinimet e dy zërave janë gjithmonë të bukur, nëse ke bërë zgjedhjen e duhur e cila të është përshtatur dhe me vokalin tënd. Siç krijohet harmonia e një kënge po ashtu krijohet dhe harmonia e dy ose më shumë zërave! Nëse nuk përshtatesh, më mirë mos tento sepse do dështosh! Unë i kam inat dështimet dhe deri tani kam ecur pa dështuar diku kështu që kam përzgjedhur më kujdes, pastaj kam krijuar muzikën e bukur !

„Bota sot“: A mund të presim ndonjë bashkëpunim të radhës?

"E din ti" dhe "Never gonna miss the Vibe" janë bashkëpunimet më të reja që kam lancuar kështu që... prisni bashkëpunime të reja sepse... Kam :))!!!

„Bota sot“: Po ndonjë album tjetër nga ju?

Të gjitha materialet e reja që po publikoj, do jenë pjesë e albumit tim të dytë mbas "Tek ti dua të jem" që ishte albumi im i parë. Dua të sigurohem që, janë këngët e duhura për të qenë pjesë e albumit të dytë!!! Çdo gjë do vijë në momentin dhe kohën e duhur, pa nxitim!

„Bota sot“: Si është një ditë e zakonshme për Eltinën?

Nuk para ndodh të kem ditë të zakonshme sepse, në rastet kur nuk jam duke bërë muzikë me siguri do jem duke udhëtuar diku. I dua shumë udhëtimet, frymëzohem prej tyre sepse njihem me gjithçka të re kështu që... Ditë të zakonshme është e rrallë të kem!

„Bota sot“: Kush janë personat më të dashur për ju?

Absolutisht familja... Pa mbështetjen dhe dashurinë e tyre nuk do isha këtu ku kam arritur deri tani. Shoqëria meriton pjesën e vet të dashurisë por... fansat janë mbështetje e madhe gjithashtu:)! Janë ata që më inspirojnë. Janë melodia ime ama, familja mbi gjithçka !

„Bota sot“: Porosia për fund?

Ohhh, sa shpejt përfundoi intervista! Ishte shumë e këndshme dhe ju falënderoj pafund që më kushtuat hapësirë. Dua të falënderoj të gjithë ata që më mbështesin në karrierën time dhe e duan muzikën që bëj. Gjithashtu, përshendes të gjithë lexuesit që morën kohë për të lexuar këtë intervistë ! FALEMINDERIT! Ju Dua!!!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat