Hacker-i publikon fotot nudo të Jennifer Lawrence: Kam video

Mediale Vip

Hacker-i publikon fotot nudo të Jennifer Lawrence: Kam video

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 13:45

Një hacker i vetëquajtur 4Chan ka mundur të hyjë në programin iCloud të Apple ku ka arritur të marrë disa foto komprometuese të aktores që ka fituar vitin e fundit çmimin Oskar, Jennifer Lawrence.

“Kjo është një shkelje flagrante e privatësisë”, tha zëdhënësi i aktores për Huffington Post. “Kemi kontaktuar me autoritetet dhe do të ndiqet penalisht çdokush që publikon fotot e vjedhura të Jennifer Lawrence”.

Policia e Los Angeles-it ka reaguar duke thënë se nuk ka dijeni për vjedhjen e fotove, ndërsa FBI nuk mund të konfirmojë apo përgënjeshtroi lajmin. Nga ana tjetër Apple nuk ka bërë asnjë reagim për këtë lajm.

Por, përveç fotove hacker-i është shprehur se disponon dhe video kompromentuese të aktores. “E di që askush nuk më beson por kam një video të shkurtër të Lawrence. Është më pak se dy minuta, kush dëshiron ta shohë online mund t’ia dërgoj në mënyrë anonime sepse nuk dua të kem punë me FBI-në”, ka shkruar hacker-i.

Përveç Lawrence, viktima të hacker-it janë dhe Kate Upton, Victoria Justice, Ariana Grande, Kirsten Dunst, Hope Solo, Krysten Ritter, Yvonne Strahovski, and Teresa Palmer.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat