Dafina Dauti godet me një hit muzikor (Video)

Mediale Vip

Dafina Dauti godet me një hit muzikor (Video)

Më: 31 gusht 2014 Në ora: 11:34

Artistja , Dafina Dauti ka sjellë për publikun shqip-folës një këngë më ritme shumë moderne.

“Prit Pak” quhet kënga dhe vjen si bashkëpunim me Reperin, Toni.

Fabula e këngës flet per marrdhëniet e të rinjeve, dëshirat dhë pasionet që ato kanë. Që të kesh një lidhje serioze dhe te qëndrueshmë artistja nga kosova apelon për durim për të fituar zemrën e dikujt.

Edhe video është vërtitur rreth fabulës së këngës.

“Prit Pak” ende nuk i ka kaluar 24 – orë që u publikua në kanalin zyrtar në Youtube dhe ka marrë një numër shumë të madh klikimesh.

Daffy vjen e veshur shumë seksi me një fustan të kuq dhe flokë me gërsheta. Në video ajo nuk ka harruar të tregojë linjat seksi dhe trupin e tonifikaur, teksa stervitet në sportin e boksit.Ky është suksesi i radhës për Dafina Dautin. Më parë ajo ka shijuar edhe shumë këngë të tjera që u bënë hite, si “Karamele”, apo “S’po ma nin”.

Publiku e njeh Daffy – in edhe si imazh i disa produkteve të ndryshmë në tregun shqiptar dhë atë të Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat