Arinda: Rrënjët e mija janë në muzikë

Mediale Vip

Arinda: Rrënjët e mija janë në muzikë

Nga: Intervistoi: Mimozë Lakna Më: 31 gusht 2014 Në ora: 10:56

Arinda Gjoni është cilësuar si një nga këngëtaret super-sexy të skenës muzikore shqiptare. Përveçse ka një trup të bukur dhe ekstravagant, ajo i ka edhe të gjitha tiparet që nuk do të duhej asnjëherë t`i mungonin asnjë artisteje. Gjatë një interviste për “Bota sot”, Arinda na tregon rreth synimeve dhe karrierës në muzikë.

“Bota sot”: Arinda, ka pak kohe që ke publikuar klipin dhe këngën e re, si po pritet ky projekt nga publiku?
Arinda:
Po, sapo kam lansuar projektim Tim më të ri për këtë verë 2014 dhe në fakt reagimet kanë qenë të shumta .. Ndoshta ngaqë ritmi është shumë i kërcyeshëm edhe teksti goditës dhe kjo i ka bërë të reagojnë menjëherë. Jam e lumtur që ka ndikuar potizitivisht tek publiku.

“Bota sot”: Kush janë autorët e këtij projekti?
Arinda:
Atëherë, kompozitori i kësaj kënge është Elgit Doda , ndërsa për tekstin Endrit Mumajesi dy djem jashtëzakonisht të talentuar jam e lumtur që kam punuar me të.

“Bota sot”: Çfarë je duke punuar për momentin?
Arinda:
Kam shumë projekte për të cilat po punoj për në vazhdim ... Do ketë shumë surpriza të tjera.

“Bota sot”: Je një këngëtare e re, sa ka qenë e vështirë për ty hyrja në tregun muzikor shqiptar?
Arinda:
Në fakt jam pak e tepër te televizioni por jo si këngëtare sepse kam që në moshën 5 vjecare ..Kam mbaruar Akademinë e Arteve për Kanto dhe performoj live nëpër evenimente të ndryshme pasi shoqërohem me instrument nga Babai im i cili është muzikant .. Edhe kjo ndoshta më ka ndihmuar shumë të kem atë vetëbesimin dhe intensitetin dhe lirshmërinë për të depërtuar.


“Bota sot”: Sa i preferon bashkëpunimet apo duetet dhe a mund të presim në të ardhmen një të tillë nga ti?
Arinda:
Kam menduar që njëherë për njëherë publiku të më njoh dhe të më peshoj sesa vlej unë , vetëm , të njohë Arinden me karakterin edhe fuqinë e saj për të kënduar edhe interpretuar prandaj kjo është kënga e dytë pas "shpirti flet" dhe Nuk kam pranuar bashkëpunime . Mendoj që e përballoj vet ..Dua të jap maksimalisht atë çfarë kam un vete si artiste për publikun. Bashkëpunimet dhe duetet janë shumë të bukura mua më pëlqejnë shumë , normalisht më vonë do ketë pse jo?.

“Bota sot”: Cili do të ishte partneri-ja ideale për një duet?
Arinda:
Në fakt nuk të them ndonjë emër konkretisht por me dikë styl edhe në Kosovë kam shumë të preferuar.

“Bota sot”: Sa ka rëndësi tek një këngëtar pamja e jashtme krahas zërit të bukur?
Arinda:
Mendoj që Pamja është e rëndësishme deri diku .. Por nëse nuk është e gërshetuar edhe me zërin është aftat shkurtër !

“Bota sot”: Nëse do të vinte mundësia të zgjedhësh ndërmjet modelimit dhe muzikës, cilën do e lije cilën do e merrje?
Arinda:
Kam aq vite që e këndoj edhe e studioj dhe normale Rrënjët e mija janë muzika .. Ndërsa bota e modës edhe e fotografisë janë diçka shumë frymëzuese për mua i kam të ndërthurura me njëra tjetrën shumë këndshëm edhe s`do i ndaja.

“Bota sot”: Çfarë të reja mund të na tregosh për jetën tënde personale?
Arinda:
Për momentin në zhvillim të karrierës e fokusuar maksimalisht .. Të tjerat me kohë.


“Bota sot”: A të pengojnë thashethemet?
Arinda:
Jo, Nuk jam tipi që ju kushtoj rëndësi hamendësimeve!

“Bota sot”: Cilat janë synimet e jetës tënde dhe a mendon se një ditë do t`i arrish ato?
Arinda:
Si çdo njeri kam edhe un ato synimet e mija. Më Mjafton të jem e sigurt në vetvete, në përgjithësi marr gjërat me pozitivet dhe ashtu më shkojnë në fakt .. Rëndësi ka iniciativa edhe dëshira e mirë sesa realizohen do ja lëmë kohës të na tregoj.

“Bota sot”: Çfarë mund të presim në një të ardhme të afërt nga ti si këngëtare?
Arinda:
Me një siguri në vetvete edhe e mbushur artistikisht për të servirë më të mirën për publikun.

“Bota sot”: Për fund çfarë do t`iu thoshe fansave të tu që tashmë janë bërë shumë?
Aridna:
Do ju them që Lumturia ime është e shumëfishuar kur shoh që muzika ime ka ndikuar emocionlisht në mënyrë pozitive tek ata ti falënderoj për urimet e pafundme.. Faleminderit nga zemra ! I dua.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat