Detajet e dasmës madhështore të Erion Veliaj e Ajola Xoxa

Mediale Vip

Detajet e dasmës madhështore të Erion Veliaj e Ajola Xoxa

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 14:05

Pas 10 vitesh lidhje dhe 4 bashkëjetesë, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa do të lidhin martesë në një ceremoni madhështore që do zhvillohet me 6 shtator në ambjentet e Kalasë së Gjirokastrës.
Po përflitet të jetë dasma e vitit pasi çifti do e bëjnë dasmën e tyre me dy ceremony. Darkën madhështore me 6 shtator në Gjirokastër me 1000 të ftuar, dhe një darkë në Pezë, me miqtë dhe të afërmit e çiftit me datë 8 shtator.
Përsa i përket darkës ajo do fillojë më një koktejl që do nisë në orën 20:00.
Për arredimin dhe çdo detaj kalanë e ka vizituar Armand Peza, pronari i Geraldina Sposa, i cili organizoi para 4 vitesh edhe dasmën e Edi Ramës.
Deri tani Ajola ka zbuluar vetëm pak nga fustani i saj, teksa Erioni e ka ripostuar duke shkruar “E konfirmoj”.
Ata kanë rrëfyer se historia e tyre ka nisur duke lexuar shkrimet e njëri-tjetrit nëpër blogje dhe në atë kohë Ajola studionte në Francë.
Pas kësaj njohjeje virtual çifti ka filluar të shkruanin në privat derisa Erioni udhëtoi në Paris për ta takuar dhe në vitin 2005 ata janë bërë të dashur.
Arjola ka treguar se arsyeja që ajo la Francën përpara kohe ishte pikërisht Erioni, me të cilin me 6 shtator do lidhë martesë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat