Një garë me DJ, brenda javës tre remix-e të reja të këngës “Arabia”

Mediale Vip

Një garë me DJ, brenda javës tre remix-e të reja të këngës “Arabia”

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 11:16

Ka vetëm 20 ditë që nga dita që është publikuar kënga e fundit e Besës. Por, vetëm kaq ka mjaftuar që “Arabia”, të tërheqë vëmendjen e atyre që bëjnë jetën e natës ën Shqipëri dhe në të gjithë diasporën. Të kërcesh si në Arabi, është në fakt një kolonë e rëndësishme e këngës, e njohur nga të rinjtë tashmë si “Dance like in Arabia”. Menjëherë kënga e publikuar në javën e parë të këtij muaji u bë pjesë e diskotekave verore, edhe për shkak të ritmit dance dhe house që ajo ka. Edhe teksti shumë shpejt u përthith nga publiku, duke u bërë kështu dashur pa dashur shumë e prekshme si këngë. Bashkëpunimi me rreperin gjerman dukej se ishte edhe një lloj tendence për ta përqafuar edhe më shpejt.

Kledi godet sërish

Teksti i këngës ashtu si edhe muzika janë realizuar nga Kledi Bahiti, tashmë një emër i njohur i botës së muzikës në Shqipëri, për shkak edhe të çmimeve që kanë fituar prodhimet e tij muzikore. Këtë herë me “Arabia” ai nuk fitoi ndonjë kompeticion, por tërhoqi vëmendjen e DJ-ve shqiptarë që aktualisht po kontrollojnë jetën e natës në klubet që frekuentohen nga shqiptarë. Kështu lindi edhe ideja për të bërë diçka ndryshe.

Garë mes DJ-ve

Nuk ndodh shpesh që në Shqipëri të ketë një konkurrs të këtij lloji, një konkurs me DJ. Mund të themi edhe se për një këngë të vetme nuk ka pasur asnjëherë një garë të tillë. Besa me këngën e saj të fundit, ashtu sikurse edhe për albumin e “Festave të Fundvitit” solli diçka ndryshe në tregun muzikor shqiptar. Këtë garë ajo e bëri publike vetëm një javë më parë në faqene saj zyrtare në rrjetin social Facebook. “Ky remix i "Arabia" ka ardhur nga Dj Leo Shalcanjy! Urime Leo! Për të gjithë Dj-t shqiptarë të interesuar ne mirëpresim remikset tuaja të këngës "Arabia". Remiksi fitues do të publikohet si një nga variantet zyrtare të këngës”, shkruan këngëtarja duke ftuar kështu të gjithë DJ-t të bëhen pjesë e një konkursi që nuk është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri.

Remix-i i parë

Ashtu sikurse e prezantoi këngëtarja remiksi i parë që i hapi rrugën këtij kompeticioni ishte ai i Dj Leo Shalcanjy. Është publikuar pikërisht një javë më parë dhe deri më tani ky version i këngës ka marrë 350 pëlqime. Janë rreth 150 pëlqime më shumë se dy versionet e tjera, të cilat kanë mbledhur rreth 200 të tilla. E megjithatë, kjo nuk do të thotë se pëlqimet janë dhënë vetëm për remix-in, por ndoshta edhe për risinë e re që kjo këngëtare ka sjellë në tregun muzikor në Shqipëri

Remix-i i dytë

“Remix 2 i "Arabia" nga Dj. Redi! Gara vazhdon...”, kështu shkruan këngëtarja vetëm një ditë më vonë. Kanë mjaftuar më pak se 24 orë që nga shpallja e konkursit për remix-et e reja të këngës për ta pasuruar atë me një remix tjetër. Deri më tani versioni i DJ. Redit ka mbledhur 200 pëlqime, por kjo nuk është e vetmja njësi matëse që do të shërbejë për të shpallur remix-i më të mirë. I kontaktuar nga "Shekulli" Dj. Redi tha për versionin e realizuar se ky është një ndër remix-et më të bukura që ka realizuar ndonjëherë. "Kur e dëgjova për herë të parë këngën, më pëlqeu aq shumë sa që mendova menjëherë për të bërë një remix të saj. Nuk është hera e parë që bëj remix një këngë të Besës, por ky është remix-i më i bukur që kam realizuar. Besa ka një zë brilant dhe është kënaqësi të punosh me zëra të tillë", tha ai për "Shekullin".

Remix-i i tretë

Me siguri që do të ketë edhe të tjerë, sepse gara ka vetëm një javë që ka nisur, ndërsa kënga sapo ka mbushur 20 ditë në tregun e muzikës në Shqipëri dhe jashtë saj. I treti version i këngës, por me siguri jo i fundit është ai nga Dj. Eris Dede. Ky i fundit është një i ri jjo shumë i njohur në jetën e natës, por që me siguri mund të ketë një të ardhme të mirë. Version i tij i këngës “Arabia” ka mbledhur pak më shumë se 200 pëlqime edhe pse për një kohë më të shkurtër se dy remix-et e dy konkurrentëve të parë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat