Skandal, Zonja e Parë e Estonisë kapet mat

Mediale Vip

Skandal, Zonja e Parë e Estonisë kapet mat

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 09:17

Bashkëshortja e Presidentit të Estonisë, Evelin Ilves është kapur mat teksa puthej dhe përqafohej me një djalë të ri. Skandali është zbuluar nga një revistë vendase “Kroonika”, e cila ka shfaqur pamje dhe fotografi të Ilves nën krahët e një djali misterioz.

Çifti është fotografuar në një lokal nate, ku të dy kanë qëndruar dhe kërcyer deri në orën 5 të mëngjesit dhe më pas janë larguar bashkë. Mësohet se gjatë kësaj kohe kreu i shtetit, Toomas Hendrik Ilves, ndodhej në rezidencën presidenciale në Talin.

Ky skandal ka bërë që Evelin së bashku me vajzën e saj të nisen menjëherë për në Nju Jork. Në rrjetin e saj social Facebook ajo ka kërkuar falje për të gjithë ata që janë ndjerë të ofenduar dhe të lënduar.

“Jam duke kaluar një moment shumë të vështirë në jetën time”, ka thënë Evelin.

Revista thotë se çifti presidencial është në një periudhë kohe mjaft delikate. Sipas saj edhe presidenti ka patur lidhje jashtëmartesore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat