Imazhet e para të Brad Pitt si i martuar

Mediale Vip

Imazhet e para të Brad Pitt si i martuar

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 16:01

Pas martesës sekrete më 23 gusht në Francë, Brad Pitt e ka thyer “besimin”. Dikush që mund të kishte ende dyshime mbi këtë martesë, fotot gjatë prezantimit të filmit “Fury” kanë hequr çdo dyshim. Unaza e martesës flet qartë që Angelina dhe Brad janë tashmë zyrtarisht çift bashkëshortësh.

I pari që e ka uruar sigurisht që ka qenë miku i ngushtë i Brad, George Clooney që për revistën “People” ka thënë, “jam shumë i lumtur për Brad dhe Angie dhe gjithë familjen e tyre”. Nuk është ndjerë i ofenduar që nuk ka qenë i pranishëm, por “Brangelina” siç i quajnë në Hollywood do të jenë në ceremoninë e 12 shtatorit, kur George dhe Amal t’i thonë po njëri-tjetrit.

Të shtunën më 23 gusht, në Francë në rezidencën e tyre Chateau Miraval, çifti ka shkëmbyer premtimet përpara pak miqve dhe fëmijëve të tyre. Angelina Jolie është shoqëruar në altar nga fëmijët e saj më të mëdhenj, Maddox dhe Pax, Zahara dhe Vivienne kanë hedhur petalet e trëndafilave ndërsa Shiloh dhe Knox kanë sjellë unazat e martesës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat