Bardhi e nis suksesshëm karrierën muzikore

Mediale Vip

Bardhi e nis suksesshëm karrierën muzikore

Nga: Intervistoi: Mimozë Lakna Më: 29 gusht 2014 Në ora: 11:01

Janë vetëm hapat e parë që po i bënë drejt muzikës mirëpo sukseset e tij janë të dukshme. Është ky këngëtari i ri Bardhi Beselica, i cili gjatë një interviste për gazetën “Bota sot”, tregon se si e ka nisur karrierën muzikore. Ëndërron të bëhet pjesë e estradës dhe të bëjë duhet me këngëtarin Ermal Fejzullahu. Këtyre ditëve, Bardhi ka publikuar edhe këngën dhe klipin e tij më të ri të titulluar “Veç unë edhe ti”.

“Bota sot” : Bardhi si po pritet viedoklipi ,“veç unë edhe ti” nga publiku?
Bardhi:
Publiku e ka mirëpritur videoklipin shumë, mirëpo njeriu asnjëherë nuk është i kënaqur nga sukseset e arritura, kështu që jam i kënaqur por jo ashtu siç kam dashur. Kjo më motivon që të punoj edhe më shumë. Sepse nëse dëshiron të arrish diçka në jetë atëherë s`duhet ta mendosh por duhet të punosh shumë për të ...

“Bota sot” : Kush ishin ideatorët e këtij realizimi?
Bardhi:
Kryesisht iniciativa ka qenë e imja por gjithashtu edhe shokët kanë qenë një ndihmesë e madhe për mua të cilët më kanë ndihmuar si për ide të videoklipit ashtu edhe me realizimin, këtë e dëshmon fakti edhe me vet punën e tyre që realizuan në videoklip, SUN Entertaiment ( Telah dhe Adnan Llugaliu ).
Gjithashtu muzikën e punoi Alban Rexha kurse tekstin Shqiprim Sadiku. Ndërsa realizimi i këngës u bë në studion time " Omeka Studio ".

“Bota sot” : Po aktualisht me çfarë je duke u marr?
Bardhi:
Siq thash edhe më herët nuk ngopem me sukseset e arritura. Jam gjithmonë duke punuar në studio për suksese më të mëdha.
“Bota sot” : Sa ke qenë i angazhuar gjatë kësaj sezone?
Bardhi:
Kam qenë mjaft i angazhuar si me këngë të mija po ashtu edhe me këngë të të tjerëve të cilët i realizuan në studion time. Ka qenë një verë e suksesshme për mua kështu që besoj se është shpaguar edhe angazhimi qe kam pasur .

“Bota sot” : Je një këngëtar i ri në skenën muzikore, a mund të na tregosh si dhe kur ke filluar të merresh me muzikë?
Bardhi:
Po besoj se çdo njeri e ka një ëndërr qysh si fëmijë, por disa punojnë për realizimin e tyre e disa vetëm vazhdojnë të ëndërrojnë për të duke mos punuar fare, qysh si fëmijë pra e kam parë veten si një këngëtarë të madh dhe të njohur. Ne klasën e 7-të pasi u rrita pak dhe fillova ti kuptoj disa gjëra e pash që nuk ishte vetëm një ëndërr sepse mund ta realizoja, si fillim shokët e klasës me dhanë një përkrahje të madhe për realizimin e këngës se parë e cila në atë kohë bëri një buj të madhe. Pastaj nga ajo këngë u motivova dhe vazhdoja të punoja në këtë drejtim pa u ndal, më ndihmonin shokët disa me ndonjë pjesë të ndonjë teksti disa me ndonjë instrumental deri sa arrita të bëhem pak a shumë i njohur. Më pas e hapa dhe studion time dhe tani jam në një pozitë mjaft të mirë por ende jo një pjesëtarë i estradës. Do te punoj shumë dhe besoj se do të arrij të jem një personalitet i njohur i estrades Kosovare e pse jo edhe me tej.

“Bota sot” : Sa ishte vështirë të depërtosh në skenë?
Bardhi:
Epo ishte pak e vështirë sepse kishte shumë që bënin muzikë si un edhe pse jo të gjith kishin të njëjtin "talent" që e kam un, kjo e bënte më të vështirë pasi hyje në një klasifikim me ta apo si themi ne "me një thes". Mirëpo kam punuar shumë për ta treguar veten që jam disa hapa para tyre dhe më në fund edhe e arrita.

“Bota sot” : Sa ju jepet hapësirë këngëtarëve të rinj në muzikë?
Bardhi:
Pak.. që të mos them fare, po se pate një talent shumë të madh ose para të madhe vështirë të futesh në muzikë. Mendoj se të gjithë duhet ta provojnë veten dhe çdokush e meriton një rast për ta dëgjuar .

“Bota sot” : Sa i preferon bashkëpunimet dhe me kënd do ta bëje një të tillë?
Bardhi:
Po gjithmonë puna në grup është më e suksesshme kështu që preferoj bashkëpunime. Pse jo ndoshta një bashkëpunim me Ermal Fejzullahun një këngëtarë plot talent!
“Bota sot” : A merresh edhe me diçka tjetër përveç muzikës?
Bardhi:
Merrem por kryesisht muzika është primare prandaj edhe kam vendosur të studioj në degën e muzikës në fakultetin AAB.

“Bota sot” : A është i dashuruar Bardhi?
Bardhi:
Ndoshta për dashuri nuk do të isha i sigurt mirëpo edhe un kam simpati, por ende në statusin single hahaha (qeshet.

“Bota sot” : Si është Bardhi në jetën e përditshme jashtë muzikës?
Bardhi:
Si qdo njeri tjetër ndoshta edhe më i thjesht se disa të tjerë.

“Bota sot” : Deri ku synon të arrish me muzikën që e bën?
Bardhi:
Si synim e kam estradën e pastaj nuk i dihet fatit ndoshta edhe më tej, e rëndësishme që s`do të ndalem asnjëherë, gjithmonë duhet punuar për suksese të mëtutjeshme asnjëherë s`duhet kënaqur me atë që ke dhe të mos punosh më.

“Bota sot” : A ke në plan realizimin e ndonjë kënge tjetër në një të ardhme të afërt?
Bardhi:
-Po gjithsesi jam duke punuar për momentin për një këngë të re dhe besoj se realizimi do të bëhet shpejt.

“Bota sot” : Ndonjë porosi për fund?
Bardhi:
Faleminderit shume stafit tuaj për kohen që ndatë me mua dhe besoj se shumë shpejt do ta arrij qëllimin tim, Bardhi asnjëherë nuk do të ndalet deri sa të kem se paku një njeri që e dëgjon muzikën time.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat