Ja cilët janë mentorët e The Voice of Albania 4

Mediale Vip

Ja cilët janë mentorët e The Voice of Albania 4

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 08:43

​Është viti i katërt që konkursi për të rinjtë e talentuar në muzikë, The Voice of Albania do të zhvillohet dhe me sa duket, edhe këtë vit ka nisur mjaft suksesshëm, duke marrë parasysh pjesëmarrjen e konkurrentëve në audicione.
Më në fund, pas shumë dilemash është vendosur se cilët do të jenë pjesëtarët e jurisë dhe mentorët e konkurrentëve për këtë vit në spektakël.

Ata janë Elsa Lila, Sidrit Bejleri, Alma Bektashi dhe Genc Salihu.

Të katërt, profesioniistë dhe shumë të aftë në profesionin e tyre, me një karrierë të gjatë dhe të konsoliduar.

Siç vihet re, këtë vit janë larguar mentorët Aurela Gaçe dhe Elton Deda, të cilët kanë qenë në jurinë e vitit të kaluar.

Fituesi i The Voice of Albania 3 ishte Florenti, i cili kishte mentor Sidritin.

Surpriza të reja priten në këtë edicion, i cili mendohet të jetë po aq i suksesshëm sa edhe tre të parët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat