Ja çfarë pasoja i lanë plumbat këngëtarit Ibrahim Tatlises (Video)

Mediale Vip

Ja çfarë pasoja i lanë plumbat këngëtarit Ibrahim Tatlises (Video)

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 12:49

Këngëtari i njohur turk Ibrahim Tatlises ka mbetur me pasoja nga plagët që ka marrë gjatë një atentati më 2011. Tani ai i ka reduktuar dukshëm paraqitjet në skenë ndërsa kur ngjitet aty i duhen edhe ndihmës.

Ibrahim Tatlises i cili ka origjinë kurdo –arabe i ka shpëtuar një atentati më 2011 kur disa sulmues kishin shtënë në drejtim të tij me Kalashnikov. Por plumbi që e ka goditur në kokë i ka lënë pasoja këngëtarit. Përpjekje për ta vrarë këngëtarin e popullarizuar ishin bërë edhe gjatë viteve 90’të, por ai kishte shpëtuar.

Pavarësisht se mjekët e Stambollit kanë arritur ta shpëtojnë, Tatlises ka mbetur me pasoja sic edhe mund ta shihni në video. Atij i kanë mbetur shenjat e plagëve në kokë, ndërsa njëra dorë e palëvizshme.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat