Drenusha kërkon falje nga fansat!

Mediale Vip

Drenusha kërkon falje nga fansat!

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 10:31

Këngëtarja e njohur Drenusha Latifi ka kohë që nuk ka qenë aktive nëpër faqe të ndryshme në rrjete sociale. E kjo ka qenë për shkak të keqpërdorimeve të shumta që i janë bërë asaj si shuam kolegëve të saj. Por tani Drenusha u rikthye dhe do të jetë aty për fansat e saj. Kështu të paktën ka thënë vetë këngëtarja përmes një mbishkrimi që ka lënë në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’.

“Më vjen shumë keq fansa, dashamirë, shoqëri që një periudhë të gjatë nuk kam mundur të jem afër jush në rrjetin social ‘Facebook’, ‘Fans Page’, ‘Instagram’, sepse kanë qen të mbyllura! Sigurisht që nuk janë të qëllimshme këto por ka pas edhe njerëz që i kanë keqpërdore, andaj unë do të mundohem të jem sa më afër jush përmes këtij ‘Fans Page’ dhe do t'ju informoj për çdo gjë.

Ky është i vetmi Fans Page zyrtar i imi, çdo FB tjetër është fals me emrin tim. Për çdo gjë dhe çdo sugjerim apo kritikë mund të kontaktoni këtu. Me respekt Drenusha Latifi”, ishte mbishkrimi Drenushës në faqen e saj zyrtare me emrin Drenusha Latifi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat