“The voice of Albania” largon Elton Dedën

Mediale Vip

“The voice of Albania” largon Elton Dedën

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 08:51

Kantautori i njohur Elton Deda nëpërmjet një statusi në Facebook njofton të gjithë fansat e tij se nuk do të jetë pjesë e trajnerëve në “The voice of Albania 4”.

Ai sqaron edhe arsyet e largimit nga ky spektakël pas tre vitesh duke theksuar se nuk është një zgjedhje personale.

“Miq të dashur. Me keqardhje ju njoftoj që këtë vit nuk do jem pjesë e trajnerëve në “The voice of Albania 4”. Kjo, jo për zgjedhje personale por sepse bordi i Top Channel ka vendosur të freskojë panelin me dy artistë të tjerë. Për mua ka qenë një eksperiencë fantastike pjesëmarrja ime për 3 vjet rresht. Falënderoj artistët e skuadrave të mia, Top Channel që më dha mundësinë të shprehesha përtej këngës si dhe dashamirësit që më kanë mbështetur. I uroj shumë suksese panelit të ri dhe shpresoj të shkojnë përtej standardeve që më aq fanatizëm i mbajtëm ne për tre vjet. Sidit dhe Almës por edhe Gencit me Elsën. Ju dua shumë.”- shkruan kantautori Deda.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat