Rita Ora në jurinë e ‘The Voice of UK’

Mediale Vip

Rita Ora në jurinë e ‘The Voice of UK’

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 22:44

Mediet botërore kanë bërë të ditur se Rita Ora ka ra në ujdi me stafin e BBC që të jetë pjesë e edicionit të radhës së Voice UK.

Magazina Hello bën të ditur se këngëtarja me famë botërore, Rita Ora tashmë ka ra në ujdi me stafin e BBC që të jetë pjesë e Voice UK, e cila do të jetë paneliste në këtë edicion duke zëvendësuar këngëtaren australiane, Kylie Minogue.

Fansat e Rita Orës tashmë kanë rastin të shohin këngëtaren e tyre të preferuar edhe në rolin e kritikes mbi muzikën, por edhe kandidatët që do të jenë pjesë e kësaj gare do të jenë më afër Rita Orës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat