Mariah Carey drejt divorcit për shkak të tradhëtisë

Mediale Vip

Mariah Carey drejt divorcit për shkak të tradhëtisë

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 21:56

Martesa e çiftit Mariah Carey dhe Nick Cannon po shkon drejt ndarjes.

Sipas “New York Post”, çifti prindër të dy binjakëve, u martuan 6 vjet më parë, por tashmë kanë marrë vendimin për të jetuar të ndarë për disa kohë.

Sipas të njëjtat burimeve, shkak për krizën e çiftit dyshohet se është një tradhëti nga ana e Cannon.

Gjithashtu, mendohet se një ndër shkaqet e ndarjes është edhe diferenca e madhe e moshës, plot 12 vjet, pasi këngëtarja është 45-vjeçe e Canonn 33-vjeç.

Ky mund të jetë divorci i dytë i këngëtares, pas atij të vitit 1998 nga Tommy Mottola.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat