I fejuari i Elisabetta Canalis i kërkoi dorën babait

Mediale Vip

I fejuari i Elisabetta Canalis i kërkoi dorën babait

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 17:48

Showgirl-ja italiane Elisabetta Canalis ka zbuluar se i fejuari i saj, kirurgu Brian Perri, i ka kërkuar “dorën” babait të saj.

Në një intervistë për revistën “Chi”, Canalis ka zbuluar mënyrën e veçantë të propozimit për martesë.

“I kërkova leje babait tënd për t’u martuar dhe tani po të pyes ty nëse pranon të martohesh me mua” – ka qenë propozimi i Brian Perri për Elisabetta Canalis.

Sigurisht që përgjigja ka qenë një “PO” e madhe dhe se çifti më 14 shtator do të lidhen përpara zotit.

Ndërsa sa i përket pyetjeve gacmuese, se si ka mundësi që Canalis po martohet vetëm pak ditë pas dasmës të ish-it të saj George Clooney, bukuroshja i ka anashkaluar dhe ka folur për unazën e mrekullueshme me diamantë që i dhuroi Brian.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat