Po ekzagjerohet modernizimi i muzikës shqiptare

Mediale Vip

Po ekzagjerohet modernizimi i muzikës shqiptare

Nga: Intervistoi: Hava Orana Më: 21 gusht 2014 Në ora: 11:54

Ka filluar të merret me muzikë që nga viti 2004, ndërsa tani ka depërtuar mjaftë mirë në skenën shqiptare. Ai ka arritur të fitoj disa çmimie, duke u vlerësuar si një artistë me vlera, ndërsa tani është shumë I angazhuar me dasma e ahengje të tjera. Osmani tregon për projektet e radhës dhe anagazhimet e tij në këtë intervistë për “Bota sot”.

“Bota sot”: Në cilën moshë keni filluar të merreni me muzikë?
Osman Imeraj:
Me muzikë kam filluar qysh në moshë të re, por nëpër media dhe pak në publik jam që nga viti 2004.

“Bota sot”: Me çka jeni duke u marrë aktualisht?
Osman Imeraj:
Aktualisht po merrem vetëm me mbrëmje dhe ahengje familjare.

“Bota sot”: Sa jeni i angazhuar ne sezonen e veres?
Osman Imeraj:
jam shumë i angazhur, në shumicën e kohës ose më mirë të themi 80 përqind të verës jam në ahengje familjare.

“Bota sot”: Sa i pëlqen bashkëpunimet dhe a keni bërë ndonjë bashkëpunim deri më tani?
Osman Imeraj:
Më pëlqejn bashkëpunimet deri më tash kam vetëm një bashkëpunim me kengetarën Emine Tafallari dhe i cili ka qenë në vitin 2007. Shpresoj në të ardhmen të kem bashkëpunime më shumë.
“Bota sot”: A mendoni se çmimi i RTV21 me këngën "Të kujtoj" në vitin 2006 ua ka hapur rrugët e suksesit?
Osman Imeraj:
Ka qenë njëri nga sukseset që më ka hapur rrugë nuk mund ta mohoj, por njëkohësisht me vjen keq që ky festival nuk po mbahet më nga se ka qenë i vetmi në Kosovë që artistët kanë pasur mundësinë të tregojne krijimtaritë e tyre.

“Bota sot”: Si i vlerësoni pjesëmarrjen në festivale?
Osman Imeraj:
Pa diskutim që pjesëmarrja në festivale është rruga më e mirë që një këngëtar të promovohet dhe unë i vlerësoi shumë po për momentin nuk kam ndonjë plan për ndonjë festival.

“Bota sot”: Ju këndoni zhanre të ndryshme të muzikës ku e gjeni veten më shumë?
Osman Imeraj:
Më pëlqen të jem universal një thënie popullore thotë "qysh o veni o kuveni" varësisht prej vendit ku performoi ndryshon edhe zhanri dhe kjo është një gjë e mirë besoj që të jesh i gatshëm t’i përshtatesh gjitha shijeve të publikut.

“Bota sot”: Sa e rëndësishme është për një këngëtare të këndojë edhe live krahas muzikës playback?
Osman Imeraj:
Unë këndoj gjithmonë live playback ndodh vetëm në ndonjë koncert ku edhe performanca zgjatë 5 min ndërsa muzika live është gjithmonë ajo që tregon vërtetësinë dhe talentin e një këngëtari ose këngëtareje prandaj live është gjithmonë më e rëndësishme.

“Bota sot”: Sa është i vështire depërtimi në skenën muzikore?
Osman Imeraj:
Është i vështirë po edhe nuk është ngase sot ka mjaft studio, produksione, videoproduksione dhe mundësitë për të depërtuar janë në dorën tënde thjesht duhet të dish të zgjedhësh bashkëpuntorët dhe një menaxhim i mirë depërton më lehtë.

“Bota sot”: Si e cilëson muzikën që po bëhet në Kosovë?
Osman Imeraj:
Sa i përket muzikës në Kosovë nuk jam kundër modernizimit të muzikës por ka tendenca shumë moderne ndonjëherë edhe të ekzagjeruara dhe pa shije.

“Bota sot”: A ka artist të mirëfilltë në skenën muzikore shqiptare?
Osman Imeraj:
Sigurisht që ka artist tëmirëfillt por fatkeqësisht shumë rralle po shihen në mediat tona dhe kjo është për të ardh keq.

“Bota sot”: Sa dallon muzika në Kosovë me atë ndërkombëtare?
Osman Imeraj:
Në disa raste mendoj që muzika ndërkombtare "so sen" para asaj kosovare po sigurisht që ka shembuj të mire nga skena ndërkombëtare.

“Bota sot”: Ju sapo keni lansuar klipin më të ri të këngës „Mëkat“ . Sa jeni ndarë i kënaqur me suksesin e këtij projekti?
Osman Imeraj:
Jam shumë i kënaqur ngase kënga ka marr komente të mira nga dëgjuesit e saj është një baladë e cila mendoj do t’i rezistojë kohës sepse është krijuar për të qenë e tillë.

“Bota sot”: Ju poashtu keni lasnuar edhe një album "live" si po ecën ai?
Osman Imeraj:
Po është albumi i dytë live që e kam lansuar në treg po ecën mjaftë mirë duke marr parasysh se tash sezona e dasmave ka kërkesë për këngë popullore po ecën shumë mirë dua të falënderoj produksionin Evropatursit dhe orekstruesin e këtij albumi Labinot Mezini.

“Bota sot”: Sa lidhet teksti i këngës me jetën tënde reale?
Osman Imeraj:
Unë e kam shkruar vet këtë tekst po s'ka të bëj aspak me jetën time private e kam cekur edhe në intervista tjera që është histori e vërtetë por jo e imja.

“Bota sot”: Kush është Osmani jashtë muzikës?
Osman Imeraj:
Gjithqka është e lidhur me muzikën edhe kur nuk jam brenda muzikës prandaj nuk jam asnjëherë jashtë saj.

“Bota sot”: A merreni me diçka tjetër përveq muzikës?
Osman Imeraj:
Jo vetëm me muzikë merrem.

“Bota sot”: Si është një ditë e zakonshme për ju?
Osman Imeraj:
Zgjohem në mëngjes kafe nuk pi , nëse kam angazhime në mbrëmje pushoj edhe kur zgjohem prej gjumi , ndërsa kur nuk kam angazhime dal shëtis dal me shoqërinë kështu.

“Bota sot”: Cilat janë projektet e tua në të ardhmen?
Osman Imeraj:
Sigurisht që kemi projekte në të ardhmen një këngë&klip e kam në plan të punoj sapo të përfundoj me angazhimet e sezonës pastaj të tjerat si të vijnë.

“Bota sot”: Keni ndonjë mesazh për fansat e tu dhe për lexuesit e gazetës “Bota sot”?
Osman Imeraj:
Mesazhi im për fansat dhe lexuesit e gazetës është dhuroni dashuri dhe buzëqeshje për të gjithë dhe faleminderit që lexuat intervistën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat