Emine Çunmulaj falënderon Sabri Fejzullahun

Mediale Vip

Emine Çunmulaj falënderon Sabri Fejzullahun

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 10:46

Njëra ndër emrat më të njohur të industrisë së modës, Emine Çunmulaj, ndonëse jeton dhe vepron në Amerikë, shpesh na ka treguar se nuk e harron prejardhjen e saj. Ajo përveç se shkruan në gjuhën shqipe nëpër faqet e ndryshme në rrjete sociale, herë pas herë poston edhe këngë shqipe.

Së fundmi bukuroshja malësore ka postuar një këngë të Sabri Fejzullahut, ndërsa këngëtarin në fjalë e ka quajtur si më të fortin e skenës shqiptare.

“Sot zemra ime është me gjithë mërgimtarët ... Sepse jeta është e shkurtër ... Faleminderit Sabri Fejzullahu për muzikën tënde të mrekullueshme që sot më prek zemrën. Je më i forti i muzikës Shqiptare”, shkruan Emina, në faqen e saj zyrtare në facebook.

E ky mbishkrim i bukuroshes ka bërë bujë të madhe. Kjo duke u bazuar në komentet e shumtë që asaj i kanë arritur poshtë këngës së Sabriut të cilën Çunmulaj e ka në murin e saj në llogarinë ‘facebook’.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat