Lady Gaga dasmë në hapësirë

Mediale Vip

Lady Gaga dasmë në hapësirë

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 10:36

Këngëtarja e famshme Lady Gaga që nuk ka kufinj në muzikë këtë e dinë të gjithë, por që të mos kishte limite as në jetën private, këtë po e mësojmë tani.

Dëshira e Gagës për të bërë gjithnjë përshtypje ka poshtuar edhe jetën jashtë muzikës.

Në ëndrrat e yllit të popit në fakt nuk ekziston martesa klasike, me muzikë të zgjedhur, tapet të kuq, atmosferë romantike nën dritën e hënës, pra asgjë që ka lidhje me tokën.

Lady Gaga është duke planifikuar që të martohet në hapësirë me partnerin e saj Taylor Kinney.

Sipas një burimi për “Daily Star”, ceremonia do të mbahet në fillim të vitit 2015 në bordin e një anije kozmike “Virgin Galactic”.

Duke njohur Lady Gagën një ide e tillë nuk duhet të na habisë, por kjo martesë do të ishte një mashtrim, pasi nuk do të ketë një prift që të lidh çiftin përpara zotit, por në fund të fundit mjafton që çifti t’I premtojë njëri-tjetrit dashuri të përjetshme.

Nëse realizohet një dasmë e tillë, Lady Gaga do të hyjë në histori si këngëtarja e parë që martohet në hapësirë. Na mbetet të presim edhe pak muaj!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat