Vin Diesel sfidon Putinin me kovë me akull (Video)

Mediale Vip

Vin Diesel sfidon Putinin me kovë me akull (Video)

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 08:47

Aktori amerikan, Vin Diesel ka nominuar publikisht Putinin për atë që është shndërruar tashmë në bamirësi botërore, “sfida e kovës me akull”. Përveç presidentit rus, Diesel ka ftuar në sfidë edhe zonjën e parë të SHBA-ve, Michelle Obama dhe aktoren Angelina Jolie.

Në videon e postuar në “Instangram”, ylli i filmit “Fast and the Furious”, shihet tek hedh një kovë me ujë të ngrirë dhe kuba akulli mbi kokë, para se të flasë para kamerës, duke kërkuar që edhe Putini ta bëjë diçka të tillë. Nëse presidenti rus pranon, atëherë ai duhet të hedhë një kovë me akull mbi kokë.

Njerëzit që thirren për ta kaluar këtë sfidë, marrin 24 orë për të derdhur një kovë me akull mbi kokë, për të rritur vetëdijen për sëmundjen. Kjo do të thotë se presidenti rus ka 24 orë për ta pranuar sfidën, sipas “rregullave” të vendosura nga mbështetësit e sfidës.

Për çdo sfidë, fondit “Pete Frates” i jepen 100 dollarë. Pete Frates është një 29-vjeçar, ish-bejzbollist në Kolegjin e Bostonit, i cili vuan nga ALS (skleroza amiotrofike laterale). Kjo sëmundje karakterizohet nga dobësi dhe atrofi musukulare. Njëri nga të prekurit prej kësaj sëmundje është shkencëtari Stephen Hawking.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat