Kënaqen duke i harxhuar paratë

Mediale Vip

Kënaqen duke i harxhuar paratë

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 08:34

Pa marrë parasysh këtë, ne ju sjellim listën e yjeve, të cilët shpenzojnë pa kontroll paratë të cilat i fitojnë pa një mund të madh.

Justin Bieber vetëm gjatë këtij viti ka fituar 80 milionë dollarë, të cilat ia ka shtuar pasurisë së tij prej 200 milionë dollarëve. Përveç që paratë i shpenzon në vezë me të cilat gjuan shtëpitë e fqinjëve, ai dobësi të madhe i ka veturat e shtrenjta.

Rihanna ndoshta ka dashnorë, të cilët janë intrigues, por karriera e saj nuk është aspak problematike. Ajo në vit fiton 30 milionë dollarë, prandaj nuk është çudi ajo brenda një viti harxhon një milionë dollarë vetëm në flokët e saj.

Vetëm gjatë 12 muajve të fundit ka fituar 42 milionë dollarë, prandaj Cameron Diaz paratë e saj më me dëshirë i harxhon në udhëtime të shpeshta me avion dhe në ahengje me miqtë dhe familjen. Gjatë një muaji,

Madonna fiton 10 milionë dollarë, prandaj nuk çon peshë që brenda një muaji, ajo shpenzon 10 mijë dollarë vetëm në ujin e sektit Kabala.

E kemi ditur se Kim Kardashin ka shumë para, por nuk e kemi ditur se për çfarë shume bëhet fjalë. Por, thuhet se vetëm vitin e kaluar ka fituar 28 milionë, prandaj një pjesë të tyre e harxhon në pushime luksoze dhe stoli të shtrenjta.

Angelina Jolie brenda një viti fiton rreth 40 milionë dollarë, prandaj nuk çudit fakti se ka paguar 1.4 milionë dollarë që burri i saj të mësohet të drejtojë helikopterin. Ndoshta, disa prej këtyre gjërave në të cilat yjet harxhojnë para të majme, na duken të çuditshme, por kur mendojmë më mirë, ku mund t’i shpenzosh këto shuma kaq të mëdha parash që ata fitojnë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat