Justin Bieber i merr “hakun” Orlando Bloom-it

Mediale Vip

Justin Bieber i merr “hakun” Orlando Bloom-it

Më: 1 gusht 2014 Në ora: 16:14

Këngëtari problematik Justin Bieber pak ditë më parë mori një grusht nga aktori Orlando Bloom.

Dy të njohurit u përleshën në restorantin “Cipriani” në Ibiza, para shumë klientëve, ku është dashur ndërhyrja e truprojave për të ndaluar sherrin.

Më i dëmtuar ka qenë këngëtari Bieber, i cili ka marrë një grusht të fortë nga aktori.

Mendohet se shkak për këtë sherr janë dy femrat e njohura, Miranda Kerr dhe Selena Gomez.

Kur këngëtarja Selena Gomez u nda nga Bieber, ajo u pa në shoqërine e aktorit Bloom.

Po kështu Bieber në vitin 2012 i është afruar së tepërmi supermodeles Miranda Kerr, kohë kur ajo ende nuk ishte ndarë nga Orlando.

Mendohet se këto dy episode kanë bërë që dy meshkujt të shpërthjenë në të shara dhe në përleshje fizike.

Për momentin, Bieber ka vendosur që hakun t’ia marrë në rrjetet sociale, ku në profilin e tij në “Instagram” ka postuar foto të Bloom, që është me lot në sy.

Bieber ka menduar se kjo foto e bën qesharak aktorin në syrin e fansave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat