Leonardo Di Caprio i ka duartrokitur grushtimit të Justin Bieber'it

Mediale Vip

Leonardo Di Caprio i ka duartrokitur grushtimit të Justin Bieber'it

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 19:09

Të gjitha yjet që ishin të pranishme në ndejën që po mbahej në Ibiza ishin rreshtuar krah Orlando Bloom, kur ky e kishte grushtuar këngëtarin 'fëmijaq' Justin Bieber.

Drama që ndodhi përpara ca netësh, ku janë përfshirë një numër i konsiderueshëm yjesh të filmave dhe muzikës botërore nuk ka të ndalur. Gazetarja spanjolle, Anastasia Skolkova, e cila e ka xhiruar momentin kur aktori i Lord of The Rings, Orlando Bloom ka goditur me një grusht, idhullin e tinejxherëve botëror, Justin Bieber, ka treguar se kjo nuk ishte goditja e vetme që ka ndodhur atë natë. Incidenti, përndryshe, ka bërë vaki në një party në Ibiza, më saktësisht në restoranin Cipriana.

Gjithashtu kjo gazetare prezente tregon se disa yje tjera shumë më serioze, si Leonardo Di Caprio, gjithashtu prezent, e kanë duartrokitur grushtin e Bloom në fytyrën e Bieber.

Dëshmitarët kanë thënë se incidentin së pari e ka provokuar Bieber.

"Just tha dicka në drejtim të Orlando, i cili pastaj kërcëi për ta kapur atë", tregon gazetarja.

Ajo ka shtuar se kur "Orlando e goditi Bieberin, të gjithë filluan të duartrokitnin. Lindsay po qeshte. Ishte cmenduri. Kur erdhi sigurimi, të gjithë po u thonin se Bieberi e ka provokuar situatën. Kështu që sigurimi e kapën Bieberin dhe e flakën jashtë restorantit.

Konflikti në mes të Bloom dhe Bieber e ka zanafillën tek një moment i cuditshëm i vitit 2012, kur Bieber e kishte takuar Miranda Kerr, në atë kohë gruaja e Bloom. Bieber, pastaj, i kishte thënë Bloom'it t'i bëjë të fala gruas së tij, dhe i kishte thënë se 'ia kishte palluar gruan'. Duket që ky kishte qënë edhe momenti kur Bloom dhe Kerr më kurrë nuk i kishin pasur lidhjet si duhet, si çift.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat