Tashmë dhe këpucë CR7 (Foto)

Mediale Vip

Tashmë dhe këpucë CR7 (Foto)

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 08:34

Ylli luzitan tenton të hyjë në treg me linjën e tij të këpucëve ku duket qartë emri i tij.

Cristiano Ronaldo në gjurmët e David Beckham. Nuk po flasim për magjitë në fushën e lojës por jashtë saj. Tashmë portugezi kërkon ta zgjerojë rrethin edhe jashtë sportit, duke nisur rrugën e biznesit. Për herë të parë, ylli luzitan tenton të hyjë në treg me linjën e tij të këpucëve ku duket qartë emri i tij.

Këpucët nuk janë ende në treg por fotot e para të publikuara në faqen e tij në Facebook kanë marrë plot 93 milionë pëlqime. Forma e këpucëve është pasqyrë e identitetit, imazhit dhe sjelljes që karakterizon sulmuesin e Real Madrid, i cili fton dashamirësit e këpucëve komode që t’i provojnë. Ky është hapi i parë për Ronaldon stilist. A do të arrijë të kapë majat e modës? Duhet të presim për ta mësuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat