Edhe Behluli në Amerikë për dasmën e Bihterit

Mediale Vip

Edhe Behluli në Amerikë për dasmën e Bihterit

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 21:51

Aktorja e njohur turke Beren Saat po kalon orët e fundit të beqarisë.

Beren dhe këngëtari Kenan Doğulu do t’i premtojnë dashuri të përjetshme njëri-tjetrit në Los Angeles të Amerikës.

Çifti ka vendosur të bëjë një dasmë sa më private, ku janë të ftuar vetëm familjarët dhe miqtë e ngushtë, ku në mesin e tyre është edhe Kivanc Tatlitug (partneri i aktores në serialin Dashuri e Ndaluar).

Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë aktori, duke postuar një foto në “Twitter” teksa është në pritje të dasmës së Beren.

Kivanc shoqërohet nga e dashura e tij, stilistja Basak Dizer.

Ndonëse i largohet mediave, aktores ia dekonspirojnë detajet pikërisht miqtë e saj, të cilët postojnë në rrjetet sociale foto të ftesës apo te vendit ku do të zhvillohet ceremonia.

Ndërkohë që duhen edhe disa orë që Beren të bëhet për herë të parë nuse në jetën reale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat